Si te vendosni ne menyre harmonike tapetin dhe divanin? Kjo eshte nje pyetje shume e zakonshme qe i bejme vetes ne momentin qe do te bejme ndryshime arredimi ne dhomen e ndenjes. Nese sapo e kemi arreduar me mobilje te reja shtepine duhet te mendojme se cfare tip tapeti i shkon me shume ne menyre qe te krijojme nje ambjent harmonik ne shtepi.

Ne dyqane keni shumellojshmeri zgjedhjesh, por ju duhet te jeni te informuar me pare se cili tapet eshte perfekt per dhomen tuaj te ndenjes. Ne kete pike, zgjedhja behet gjithmone me e veshtire. Ne kete artikull do t’ju ndohmojme te kuptoni se si te krijojme nje harmoni midis tapetit dhe divanit. Keshilla e pare qe mund t’ju japim eshte te studioni stilin e pergjithshem te dhomes se ndenjes. Kur te keni kuptuar stilin e dhomes se ndenjes ju jeni gati per te zgjedhur dhe ngjyren e tapetit. Ngjyrat neutrale jane nje perzgjedhje e sigurt sepse pershtaten me te gjitha stilet e arredimit. Nese adhuroni ngjyrat e forta dominuese atehere mund te zgjidhni ngjyren e kuqe, te verdhen ose blune e erret. Nje detaj i rendesishem eshte dhe vendosja e tapetit ne dhomen e ndenjes. Kjo gje varet dhe nga madhesia e dhomes. Per me shume ide dhe keshilla ju ftojme te inspiroheni nga fotot e meposhtme:

  • Ne foton ilustruese eshte nje dhome ndenjeje me stil konteporan. Ngjyrat mbizoteruese jane ato neutrale duke i dhene nje pamje shume te harmonizuar dhomes se ndenjes.

  • Ne rast se ne dhomen tuaj te ndenjes keni nje divan me ngjyra neutral ju duhet te zgjidhni nje tapet asimetrik shumengjyresh.

  • Divanet me ngjyra te forta dhe shumengjyreshe jane shume modern. Per kete tip divani do te shkonte nje tapet me ngjyra te sfumuara. Ne kete menyre te gjithe vemendjen do ta marri divani pa lene mbrapa dhe tapetin.

  • Stili klasik eshte akoma shume i pelqyeshem. Per nje dhome ndenjeje klasike ju duhet te zgjidhni divan dhe tapet me ngjyre bezhe.

  • Ngjyrat e hapura krijojne idene e nje dhome me te madhe se ne realitet. Nje zgjedhje shume e mire eshte divani dhe tapeti me ngjyre te bardhe. Ne kete menyre dhoma e ndenjes do te kete me shume drite.

  • Divanit me ngjyre gri do ti shkonte shume mire nje tapet me ngjyre te kuqe te hapur. Kjo eshte nje ide shume efikase per dhomat e ndenjes me hapesira te medha dhe per nje arredim shume modern.

  • Ne kete foto na paraqitet nje dhome ndenje me nje stil elektrik. Ju mund te zgjidhni nje divan me ngjyre jeshile dhe tapet te bardhe dhe me motive me ngjyre gri.

  • Nje dhome ndenjeje me stil nordik. Nese ju pelqen ky stil ju duhet te zgjidhni nje tapet me ngjyre gri dhe divane me ngjyra te hapura.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Si te gatuajme Kallamare te Skuqura