Tost me avokado eshte nje nga pjatat me te fotografuara ne bote. Ky trend ka lindur ne New York dhe me pas eshte perhapur ne te gjithe boten. Kjo recete eshte e thjeshte dhe koha e pergatitjes eshte 10 minuta. Edhe pse e thjeshte si recete ju do te vlersoheni nga te afermit tuaj pasi ta keni pergatitur. Fruti i avokados eshte shume i shendetshem dhe sherben ne ngadalesimin e plakjes, ul kolesterolin dhe i shërben zemrës së shëndetshme. Gjithashtu avokadot janë plot me magnez dhe kalcium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut etj. Ju ftojme te shikoni receten e meposhtme!

Perbersit per 4 Tost :

  • 2 Feta buke te zeze
  • 1 Avokado
  • 1 Limon
  • Kripe
  • Piper (sipas deshires)
  • 2 Veze
  • 25 gr Salmon te tymosur
  • 1 Luge te vogel gjalp

Pergatitja:

  • Si fillim pastrojme avokadon duke e prere ne mes dhe me pas i heqim berthamen.

  • Marrim tulin e avokados, e vendosim ne nje tas dhe i shtojme pak limon, kripe, piper dhe i perziejme te gjitha bashke duke i bere nje mase.

  • Fetat e Bukes i vendosim ne tigan bashke me gjalpin dhe e lejme per disa minuta.

  • Pasi te jene bere fetat e bukes i presim ne dy pjese dhe vendosim siper avokadon. Pasi kemi vendosur avokadon shtojme salmonin dhe vezen te cilen e kemi zier.

  • Tosti juaj me avokado eshte gati per tu shijuar. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe : Ide si te Dekorojme Muret me Ngjyre te Bardhe te Shtepise