Sallatat verore jane nje zgjedhje ideale dhe te fresketa per keto dite te nxehta vere. Ingredienti kryesor i kesaj sallate eshte fruti shalqi. Kete here do te propozojme nje recete te thjeshte, por me nje pamje estetike te bukur per syrin dhe sigurisht per stomakun. Kesaj sallate do ti shtojme dhe ingrediente te tjere si qepa apo ullinjte. Per me shume ju ftojme te shikoni pergatitjen e meposhtme.

Perbersit per 4 Persona:

  • 1 Shalqi ( mesatar )
  • 200 gr Djathe te bardhe
  • ½ Qepe te kuqe
  • 50 gr Ullinj te zinj
  • Mente

Pergatitja:

  • Si fillim preni shalqirin ne dy pjese dhe me nje luge akulloreje merrni tulin e shalqirit ne forma topash. Me ngadale mbushni tasin me shalqi.

  • Pasi e keni vendosur ne tas shtoni djathin e bardhe dhe ullinjte e zinj.

  • Ne fund shtoni qepen e kuqe, vendosni pak mente te fresket dhe sherbejeni. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe : Tendencat e Rrudhave ne Veshje dhe Aksesore