Domatet e mbushura me ton eshte nje pjate qe mund te sherbehet si antipaste e fresket. Kjo recete eshte e lehte per tu pergatitur dhe perpara se ta servirni ne tavoline ju mund ta vendosni per disa minuta ne frigorifer. Koha e e pergatitjes te kesaj recete eshte 20 minuta. Suprizoni familjaret ose miqte tuaj duke i sherbyer kete recete te vecante. Ju ftojme te zbuloni ingredientet dhe receten e meposhteme.

Perbersit per 4 Persona:

  • 4 Domate te Rrumbullaketa
  • 2 Veze
  • 150 gr Ton
  • 1 Luge Ullinj te Zinj
  • 1 Luge Kaperi
  • 3 Luge Majoneze
  • Kripe
  • Majdanoz

Pergatitja:

  • Si fillim lani domatet ne uje te rrjedhshem dhe pritini ne pjesen e siperme si ne foton ilustruese.

  • Me ndihmen e nje luge heqim tulin e brendshem te domates. Pasi ti kemi hequr tulin I vendosim domatet ne nje pjate me koke poshte.

  • Nderkohe fillojme pergatitjen e mbushjes me ton. Zieni vezet dhe prijini ne copeza te vogla. Vendosini ne nje pjate te gjithe ingredientet si vezet e prera, tonin, ullinjte e prere, kaperin dhe majdanozin.

  • Perzijini te gjitha ne pjate dhe shtoni majonezen. Vazhdoni perzierjen derisa te keni perfituar nje mase homogjene.

  • Me ndihmen e nje luge mbushni domatet me salcen e perfituar.

  • Vendosni domatet si ne foton ilustruese duke montuar pjaten ne menyre te bukur per syrin. Antipasta eshte gati. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe: 10 Trendet e Modes Vjeshte-Dimer