Supa me perime eshte nje gatim shume i thjeshte per tu pergatitur.  Ingredientet kryesore ne kete gatim jane perimet dhe legumet te cilat jane shume te shendetshme dhe te shijshme. Supa eshte nje pjate e lehte per tu tretur dhe e pasur ne vitamina dhe minerale.  Koha totale per te pergatitur supen me perime eshte 1 ore 20 minuta.

Ju ftojme te mesoni receten e supes me perime dhe ta gatuani ne shtepite tuaja!

Perbersit per 6 Persona: 

  • 200 gr Patate
  • 2 Karrota
  • 2 Kungulleshka
  • 200 gr Lulelaker
  • ½ Qepe
  • 50 gr Spinaq
  • 100 gr Sedano
  • 4 Domate
  • 50 gr Bizele te Ziera
  • 50 gr Fasule te Ziera
  • Majdanoz
  • 1 Thelpi Hudher
  • Kripe
  • Vaj Ulliri

Pergatitja:

  • Fillojme me pergatitjen e perimeve.

  • Vendosni qepen dhe majdanozin ne mikser dhe grijini.

  • Bizelet, fasulet, spinaqin dhe hudhren vendosini menjane. Te gjitha perimet e tjera prijini ne kubike te vegjel dhe vendosini ne nje tas duke shtuar dhe majdanozin me qepen e grire.

  • Perzijini te gjithe ingredientet se bashku.

  • Vendosni tenxheren ne zjarr dhe shtoni vajin e ullirit me hudhren.

  • Pasi te jete skuqur largoni hudhren dhe shtoni perimet e perziera (duke lene menjane legumet).

  • Shtoni uje mjaftueshem dhe kripe dhe lerini te ziejne.

  • Pas 30 minutash shtoni spinaqin.

  • Ne fund shtoni legumet. (fasulet dhe bizelet)

  • Lereni te zieje supen deri sa lengu i tepert te kete avulluar. Per rreth nje ore.

  • Supa me perime eshte gati! Sherbejeni dhe mund ta shoqeroni me buke te thekur te ngrohte ose duke shtuar pak djath kackavall siper. Ju befte mire!

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: