Sepiet e mbushura jane nje pjate e dyte te cilat gatuhen dhe me ingrediente te tjere. Eshte nje recete shume e thjeshte dhe e shijshme. Nese ju pelqejne sepiet atehere kjo pjate do te behet e preferuara e juaja. Koha e pergatitjes te kesaj recete gatimi eshte 1 ore. Per me shume ju ftojme te shikoni receten e meposhtme.

Perbersit per 2 Persona:

  • 2 Sepie
  • 100 gr Karkaleca
  • 1 Fete buke
  • 1 Thelpi hudher
  • 1 Veze
  • Djathe te Grire
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripe
  • Vere te bardhe

Pergatitja:

  • Hapi i pare eshte pastrimi i sepieve dhe me me pas prerja ne pjese te vogla.

  • Shtoni ne tigan vajin e ullirit dhe hudhren. Me pas shtoni sepiet dhe shuajni me veren e bardhe.

  • Therrmoni feten e bukes dhe bashke me karkalecat vendosini ne tigan per 2 minuta. Me pas bashkojini te gjitha bashke dhe vendosini ne nje tas.

  • Shtoni vezen e plote, djathin e grire, majdanozin dhe kripen.

  • Tani eshte momenti te mbushni sepiet. Vendosini ne tave dhe leter furre poshte dhe shtojini pak vaj ulliri. Piqini ne furre me 180 grade per 20 minuta.

  • Sepiet e mbushura jane gati per tu servirur. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe : Ide dhe Keshilla per te Organizuar Shtepine me Rregull