Rizoto me kungulleshka dhe salmon eshte nje pjate e pare dhe bashkon shijet e detit me te tokes. Vecantia e kesaj pjate eshte bashkimi i kungulleshkes me salmonin duke krijuar nje shoie te vecante dhe te shijshme. Pregatitja e kesaj recete eshte e thjeshte sepse eshte e ngjashme me te gjithe rizotot e tjere. Me poshte ju ftoj te ndiqni receten.

Perbersit per 4 Persona:

  • 200 gr oriz
  • 250 gr kungulleshka
  • 1 qepe
  • 30 gr gjalp
  • 600 ml leng vegjetal ose uje i nxehte
  • Kripe
  • Piper ( sipas deshires )
  • Borzilok
  • 100 gr salmon ( I gatuar me pare ne avull )

Pergatitja:

  • Lani kungulleshkat dhe grijini imet ne nje rende. Vendosni tiganin dhe hidhni qepen dhe gjalpin. Me pas shtoni orizin dhe lereni te skuqet pak. Shtoni kungulleshkat dhe kavardisini te gjitha bashke.

  • Pasi ti keni kavardisur mire shtoni pak nga pak lengun vegjetal ose ujin e nxehte dhe lereni te zieje.

  • Kur te jete pothuajse gati dhe rizoto te jete zier, shtoni borzilokun, kripen, piperin dhe salmonin. Perzijini ngadale te gjitha bashke.

  • Rizoto juaj me kungulleshka dhe salmon eshte gati per tu shijuar! Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe : 8 Ide Praktike per Arredimin e Dhomes se Ndenjes