Rizoto me karkaleca dhe kunguj eshte nje nga pjatat me te shijshme per te gjithe adhuruesit e ketyre ingredienteve. Kjo recete eshte shume e pershtatshme per cdo stine te vitit. Ju sugjerojme te provoni te gatuani kete rizoto me karkaleca dhe kunguj dhe nuk do te zhgenjeheni.

Ju ftojme me poshte te mesoni receten e rizotos me karkaleca dhe kunguj!

Perbersit per 4 Persona:

  • 320 gr Oriz
  • 2 Kunguj
  • 500 gr Karkaleca Deti
  • ½ Qepe
  • ½ Gote Vere e Bardhe
  • 1 Thelpi Hudher
  • Vaj Ulliri
  • Majdanoz
  • Kripe
  • Piper

Pergatitja:

  • Ne fillimi preni qepen dhe kungujt dhe vendosini te skuqen ne nje tenxhere.

  • Pastroni karkalecat duke i hequr lekuren dhe koken dhe me pas vendosini ne nje tigan me vaj ulliri dhe me hudher dhe lerini te skuqen.

  • Kur kungujt te jene zbutur shtoni orizin dhe skuqeni per pak.

  • Shuajeni me veren e bardhe dhe vendosni kapakun qe te zieje.

  • Zieni orizin per 5 minuta dhe me pas shtoni karkalecat. Shtoni kripen dhe piperin. Lereni orizin te zieje bashke me karkalecat dhe kungujt deri sa te jete gati.

  • Ne fund te zierjes hiqni tenxheren nga zjarri dhe shtoni majdanozin e prere holle. Sherbeni ushqimin neper pjata. Rizoto me karkaleca dhe kunguj eshte gati! Ju befte mire!

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: Maska per Floket me Aloe Vera