Peshku koce me domate te vogla eshte nje pjate e dyte me baze peshku shume e thjeshte por ne te njejten kohe shume e shijshme. Kjo menyre gatimi ben qe shija e peshkut te jete ndryshe dhe me me shume arome deti dhe freski. Nese ju eshte merzitur menyra e gatimit te peshkut koce ju duhet te provoni receten e sotme sepse ju garantojme qe eshte nje recete e vecante.

Peshku koce njihet si nje peshk pa yndryre dhe dhjame. Ushqyerja dy here ne jave me peshk na ndihmon ne uljen e kolesterolit ne gjak, forcon kockat dhe na ben me inteligjente. Peshqit jane te pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore te pangopura dhe mbrojtese ndaj semundjeve kardiovaskulare. Jane pikerisht keto acide qe ndihmojne te jemi energjik, dhe te ulim peshen e tepert trupore.

Koha totale per kete recete eshte 30 minuta!

Ju ftojme te mesoni receten e meposhtme te peshkut koce me domate te vogla dhe ta gatuani ne shtepite tuaja!

Perbersit per 2 Persona:

  • 1 Peshk Koce 500 gr
  • 200 gr Domate te vogla
  • 1 Thelpi Hudher
  • Majdaznoz
  • Kripe
  • Vaj Ulliri
  • Vere e Bardhe

Pergatitja:

  • Pastroni peshkun koce duke i hequr te brendshmet dhe duke e lare ne uje te ftohte te rrjedhshem.

  • Lani domatet e vogla dhe pritini ne mes. Vendosni tiganin dhe shtoni vajin e ullirit dhe hudhren. Kur hudhra te jete skuqur dhe te kete leshuar aromen e saj shtoni domatet e vogla.

  • Gatuajini domatet e vogla per 5 minuta dhe shotni majdanozin e prere holle dhe kripen qe nevojitet. Ne fund vendosni dhe peshkun koce.

  • Perzini me ngadale dhe kujdes domatet e vogla qe te evitoni tharjen e tyre. Shuani me vere peshkun koce dhe domatet e vogla dhe mbulojini me kapak duke i lene te gatuhen per 15 minuta.

  • Peshku koce me domate te vogla eshte gati dhe sherbejeni ne pjate! Ju befte mire!

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: Modelet me te Bukura te Thonjve per Vere