Mishi i qingjit ne furre eshte nje pjate qe mund te gatuhet diten e diele ne menyre qe te shijoje me shume me te gjithe familjen. Sot do te prezantojme mishin e qingjit te gatuar me patate ne furre. Koha totale e pergatitjes eshte 50 minuta + 30 minuta per marinimin e mishit te qingjit. Ju ftojme te ndiqni receten e gatimit hap pas hapi si me poshte:

Perbersit per 4 Persona:

  • 1 kg Mish Qingji
  • 1 kg Patate
  • Rosmarine
  • Piper
  • Sherebel
  • Vere te Bardhe
  • Vaj Ulliri
  • Kripe

Pergatitja:

  • Hapi i pare eshte te marinojme mishin e qingjit duke e vendsour ne nje tas dhe duke i shtuar rozmarine, sherebel, piper dhe vere te bardhe. Lereni te marinohet per 30 minuta.

  • Nderkohe qerojme patatet dhe i presim ne pjese te vogla. Patatet i vendosim ne uje per ti hequr niseshten. Me pas shpelajini dhe thajini me leter guzhine.

  • Pasi te kete kaluar 30 minuta nga marinimi i mishit te qingjit e vendosim ne tave duke shtuar vaj ulliri dhe kripe. Me pas i shtojme dhe patatet. Vendosini ne furre me 180 °C per 20 minuta.

  • Pjata juaj me mish qingji dhe fatate ne furre eshte gati. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe: 15 Ide Fustanesh per Vjeshte 2017