Makarona me perime eshte nje pjate e pare e cila sherbehet e ngrohte. Per te gjithe adhuruesit e makaronave sot do ju mesojme nje recete te re si te gatuani makaronat. Makarona me perime eshte nje ushqim shume i shijshem. Koha totale per te pergatitur kete recete eshte 25 minnuta.

Ju ftojme te mesoni receten e makaronave me perime!

Perbersit per 2 Persona:

  • ½ Spec i Verdhe
  • ½ Palltexhan
  • 1 Kungulleshke
  • 1 Kuti domatesh
  • 180 gr Makarona (sipas deshires format)
  • Vaj Ulliri
  • Djath I grire Kackavall
  • Borzilok
  • Piper (sipas deshires)

Pergatitja:

  • Si hap i pare lani me uje te rrjedhshem perimet. Me pas prejini ne pjese te vogla. Vendosini ne nje tigan me pak vaj ulliri dhe lerini te gatuen per 3-4 minuta. Hiqini nga zjarri dhe lerini menjane. Vendosni ujin te zieje dhe kur te kete zier shtoni kripen dhe me pas makaronat.

  • Perdorni tiganin qe gatuat perimet dhe vendosni pak vaj ulliri dhe vendosni salcen e domateve te gatuhet ne zjarr mesatar. Mos harroni te shtoni dhe kripe.

  • Pas 7-8 minuta qe te keni vendosur ne zjarr salcen shtoni perimet dhe lerini ne zjarr per 7-8 minuta te tjera.

  • Shtoni djathin e grire dhe borzilokun. Nderkohe makaronat duhen te kene zier. Kullojini dhe vendosni ne tigan dhe perzijini mire me salcen e sapo gatuar.

  • Makaronat me perime jane gati per tu shijuar! Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide per te pasur gjithmone nje Dhome Ndenje ne Rregull