Kungujt e mbushur me mish te grire jane nje pjate e dyte. Kungulleshkat jane te pasura me uje, permbajne kripera minerale (kalium, hekur, kalcium) dhe vitamina (B2, A, dhe sasi te vogla vitamine C). Mund te themi qe kungujt jane perime qe stomaku i tret shume shpejt dhe lehte.  Gjithashtu kane veti pastruese ne organizem nga toksinat e ndryshme. Kungujt jane nje nga perimet qe perdoren me shume ne kuzhinen shqipetare. Receta qe do te mesojme sot eshte shume e thjeshte nese ndiqni hapat tona per ta gatuar.

Koha totale per te pergatitur kete recete eshte 1 ore!

Ju ftojme te mesoni receten e meposhtme te kungujve te mbushur me mish te grire dhe ta gatuani ne shtepite tuaja!

Perbersit per 4 Persona:

  • 2 Kunguj te Medhenj
  • 150 gr Mish te Grire
  • 1 Veze
  • 3 Luge te Vogla Djathe Kackavall te Grire
  • Majdanoz
  • Vaj Ulliri
  • Kripe
  • Piper
  • Pak Vere te Bardhe

Pergatitja:

  • Ne fillim pastroni ne uje te rrjedhshem kungujt dhe me pas prijini ne mes dhe pastroni tulin e brendshem me ndihmen e nje luge te vogel. Pasi te keni bere te gjitha keto vendosni kungujt ne uje ne menyre qe te zbuten pak.

  • Hapi tjeter eshte te grini mishin qe ne kete recete e kemi proshute derri. E vendosim ne grirese dhe presim deri sa te grihet i teri.

  • Spostojeni mishin e grire ne nje tas dhe shtoni vezen, kripen, piperin, djathin e grire dhe majdanozin. Perzijini mire deri sa te behet nje mase e vetme.

  • Vendosni kungujt ne nje tave dhe filloni ti mbushni me harxhen qe pergatitem me siper. Shtoni siper pak vaj dhe pak vere te bardhe dhe djath te grire. Vendoseni taven ne furre per 35 minuta dhe temperature 170°C.

  • Kungujt e mbushur me mish te grire jane gati per tu servirur!

  • Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: