Fileto e pules mund te gatuhet ne menyra nga me te ndryshme, por receta qe do te prezantojme sot eshte nje menyre e thjeshte dhe e shijshme. Kjo pjate eshte e shendetshme dhe e keshillueshme dhe per personat qe ndjekin dieta. Koha e pergatitjes ne total e kesaj recete eshte 20 minuta. Ju ftojme te ndiqni hapat e meposhtme per te gatuar nje dreke ose darke te vecante.

Perbersit per 2 Persona :

  • 350 gr Fileto pule
  • 200 gr Domate qershi
  • 100 gr Ullinj jeshil
  • 1 Thelpi hudher
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripe
  • Piper
  • Miell

Pergatitja:

  • Si fillim preni domatet qershi ne kate pjese, ndersa ullinjte prejini ne pjese te vogla.

  • Ne nje pjate vendosni miell dhe kripe dhe perzijini bashke me nje pirun. Kaloni filetot e pules duke i lyer me miell.

  • Vendosni tiganin ne zjarr duke shtuar vaj ulliri dhe 1 thelpi hudher. Me pas shtoni filetot e pules.

  • Skuqini filetot e pules nga te dyja anet dhe me pas shtoni domatet qershi, ullinje dhe majdanozin e prere imet.

  • Vendosni kapakun tek tigani dhe uleni zjarrin dhe gatuani ne kete menyre per disa minuta.

  • Shtoni dhe pak vaj ulliri ne tigan dhe provoni pjaten per kripe dhe shtoni pak piper. Sherbejeni ne pjate fileton e pules me domate qershi dhe ullinj. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta te reja Gatimi

Dhurata Ime

Lexo edhe: 4 Maska per Floket me Baze Mjalti