Arredimi i shtepise kerkon shume perkushtim dhe ndonjehere duket sikur ndryshimet qe duam te bejme nuk mbarojne kurre. Ne kete artikull do te flasim per perdet dhe si te bejme zgjedhjen me te mire te mundshme. Cdo dhome e shtepise tone ka nje dritare dhe detyra jone eshte te zgjedhim nje perde te pershtatshme. Disa nga keshillat me te rendesishme eshte qe te kujdesemi gjithmone qe ne dhomen tone te mbizoteroje drita natyrale dhe perdet mos te jene shume te erreta. Disa nga gabimet me te shpeshta qe bejme ne vendosjen e perdeve eshte gjatesia e gabuar qe zgjedhim. Per me shume keshilla per vendosjen e perdeve ju ftojme te ndiqni rregullat e me poshtme.

  • Keshilla e pare per pedet tuaja eshte qe te mos leni hapesire boshe ne murin e dhomes. Te gjithe murin ta mbuloni me perde si ne foton ilustruese. Mos harroni qe drita natyrale duhet te luaj nje rol te rendesishem ne cdo dhome te shtepise tuaj.

  • Perdet duhet te jene te gjata deri ne afersi te dyshemese. Rregulli i pergjithshem eshte qe te kete nje hapesire 2-3 cm perdja me dyshemene. Por edhe nese takon ne dysheme nuk eshte problem. Gjithashtu shufra mbajtese e perdes duhet te jete sa me afer me tavanidhe ne rastin e kundert eshte nje gabim si ne foton ilustruese.

  • Mos kini frike te perdorni nje dritare shume te madhe. Dritaret me xham te medha jane elegante dhe skenografike dhe me zgjedhjen e nje perdeje te pershtatshme do te duket akoma me bukur. Zgjidhni nje ngjyre te perafert me ngjyren e murit dhe thyejeni me ngjyre te verdhe si ne foton inpiruese.

  • Kombinoni me kujdes perdet me pjesen tjeter te dhomes! Duhet te jeni te vemendshem kur zgjidhni perdet per dhomen tuaj dhe te evitoni perplasjet e copave dhe dizenjove te njejta. Psh: ne rast se keni divane me print leopardi ju nuk duhet te zgjidhni kurre dhe perde me print leopardi. Gjithmone duhet te beni harmonizimin e perdeve me pjesen tjeter te mobilimit te dhomes.

  • Ne rast se perdet nuk jane te preferuarat tuaja ju mund te zgjidhni grilat. Ato mund te vendosen shume mire ne te gjitha ambjentet si dhe ne ambjentin e dhomes se ndenjes.

  • Ne dritaren e kuzhines perdet nuk jane zgjiedhja me e mire. Ju mund te perdorni grila cope qe jane shume te pershtatshme dhe levizen lehte siper dhe poshte. E rendesishme eshte te zgjidhni me te miren dhe te jeni te kenaqur me zgjedhjen tuaj.

  • Perdet ne dhomen e gjumit jane gjithmone shume te veshtira per tu zgjedhur. Keshilla jone eshte te perdorni perde te erreta qe jane si grila dhe gjithashtu te perdorni perde te cilat lejojne te depertojne driten.

  • Keshilla e fundit per kete here eshte qe te jeni te lire ne zgjedhjen e gjatesise se perdes. Nese ju pelqen nje perde shume e gjate si ne foton ilustruese ju mund ta perdorni.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Maska per Fytyren ne Kushte Shtepie