Ne kete recete gatimi qe do te prezantojme ingredient kryesor kemi midhjet e detit.  Nese midhjet jane te preferuarat e tuaja atehere ju do mund ta gatuani shume shpejt kete recete. Gjithashtu per kete pjate nevojiten shume pak perberes duke e bere akoma me te thjeshte pergatitjen. Koha totale per te pergatitur midhjet sote eshte 30 minuta. Per me shume ju ftojme te ndiqni te gjitha hapat e meposhtme per te gatuar.

Perbersit per 4 Persona:

  • 1,5 kg Midhje
  • 2 Thelpi Hudhra
  • Vaj
  • Kripe
  • Piper
  • Majdanoz

Pergatitja:

  • Ne fillim pastrojme midhjet duke I lare ne uje te bollshem. Ferkojini me njera tjetren midhjet sepse ne kete menyre do ti pastroni nga papastertite qe ato kane.

  • Pasi ti keni pastruar mire vendosini ne nje pjate me uje.

  • Ndizni zjarrin dhe vendosni tiganin duke shtuar vajin dhe hudhrat.

 

  • Sapo te skuqen pak hudhrat shtoni midhjet ne tigan.

 

  • Mbuloni tiganin me kapak dhe lereni te gatuhet per disa minuta derisa midhjet te jene hapur si ne fotot.

  • Gati ne fund shtoni majdanozin dhe piperin. Vendosni kapakun ne menyre qe aromat te bashkohen.

  • Kjo pjate sherbehet e ngrohte dhe mund ta shoqeroni me buke te thekur. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Floral Print : Ide si te Visheni ne Pranvere