Perimet ne furre jane nje pjate e lehte dhe shume e shijshme. Receta e gatimit qe do t’ju prezantojme sot eshte e thjeshte per tu pergatitur dhe do t’ju marri shume pak kohe per ta gatuar. Perberesit e kesaj recete gatimi jane vetem perimet qe do ti pjekim ne furre. Perimet duhet ti konsumojme sa me shume qe te jete e mundur. Ato jane shume te rëndësishme dhe permbajne antioksidantë qe ndihmojne ne uljen e nivelit te kolesterolit. Perimet përmbajnë karbohidrate, aminoacide, vitamina, të cilat  jane shume te rendesishme per shendetin tone. Tani le te kthehemi tek pergatitja e recetes tone J. Koha totale e kesaj recete gatimi eshte 50 minuta. Me poshte ju ftoj te ndiqni receten hap pas hapi.

Perbersit per 4 Persona:

  • 2 Patate
  • 1 Karrote
  • 1 Palltexhan
  • 1 Kungulleshke
  • ½ Spec I Verdhe
  • 1 Domate
  • 1 Qepe
  • 1 Luge e Vogel Buke e Grire
  • 1 Luge e Vogel Djath te Grire
  • Kripe
  • Piper
  • Vaj Ulliri
  • Ereza (sipas deshires)

Pergatitja:

  • Si fillim qerohen patatet dhe karrotat dhe vendosen per tu zier per 5 minuta. Pas zierjes pritini ne pjese te vogla dhe te holla.

  • Hapi i dyte eshte te prisni palltexhanin dhe perimet e tjera me forme te rrumbullaket si te foton ilustruese.

  • Ne taven e pjekjes vendosni letren e furres. Filloni te vendsoni perimet ne menyre te rregullt si te foto. Shtoni pak vaj ulliri dhe kripe.

  • Vendoseni taven me perime ne furre per 15 minuta me 180°.

  • Ne nje tas te vogel perzini buken e grire dhe djathin e grire. Mund te shtoni dhe ereza sipas deshires tuaj.

  • Me perzierjen qe pergatitet hidheni siper perimeve te furres. Vendoseni taven me perime dhe 5 minuta ne furre deri sa perimet te jene pjekur mire.

 

  • Receta gatimit me perime ne furre eshte gati! Sherbejeni bukur ne pjate dhe shijojeni! Ju befte mire!

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide per ta Arreduar Pa Shpenzime Dhomen e Gjumit