Makaronat me mish te grire ose sic quhen ndryshe “makarona bolognese” jane nje recete shume e thjeshte per tu pergatitur. Shumica e njerezve qe provojne kete pjate per here te pare e shijojne shume dhe mesojne ta gatuajne. Koha totale per te pergatitur kete recete eshte 25 minuta. Ju ftojme te mesoni receten e makaronave me mish te grire.

Perbersit per 4 Persona:

  • Mish te grire 500 gr
  • Makarona 450 gr
  • Salce domate
  • Karrota
  • Qepe
  • Borzilok
  • Rigon (sipas deshires)
  • Kripe
  • Vaj
  • Piper

Pergatitja:

  • Zieni ujin dhe hidhni kripe dhe me pas vendosni makaronat.

  • Filloni pergatitjen e salces. Vendosni tiganin ne zjarr dhe shtoni vaj. Me pas shtoni qepen e prere, karrotat dhe lerini te kavardisen pak. Me pas shtoni mishin e grire dhe salcen e domateve. Shtoni kripen dhe erezat dhe lereni salcen te zieje.

  • Pasi makaronat te jene ziere (jo shume) kulloni ujin. Me pas shtoni makaronat tek salca dhe perzijini me zjarr te ulet per 2-3 minuta. Makaronat me mish te grire jane gati per tu shijuar. Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: Sandale per Femra: Modelet me te Bukura te Veres!