Kungujt e marinuar jane nje pjate tipike pranverore dhe verore. Kungulli njihet per nje perime qe permban sasi te larte uji. Kungulli jeshil si me lekure te lehte jeshile, por edhe ai me ngjyre edhe me te forte jeshile jane te pasur me vitamine C, A, B9 (acid folik) dhe kalcium. Gjithashtu, duhet te permendim se lekura nuk duhet te hiqet dhe se kungulli me ngjyre jeshile m te forte eshte edhe me i pasur ne antioksidues.

Receta qe do te mesojme sot eshte si te gatuajme kunguj te marinuar. Kjo pjate eshte shume e thjeshte dhe koha totale per ta pergatitur eshte 30 minuta. Ju ftojme te ndiqni receten e kungujve te marinuar hap pas hapi si meposhte:

Perbersit per 4 Persona:

  • 2 Kunguj
  • 1 Thelpi Hudher
  • 1 Spec Djeges
  • 20 gr Stika ose Arre Pishe
  • Mente
  • Vaj
  • Kripe
  • Aceto Balsamico

Pergatitja:

  • Pastroni kungujt dhe pritini per se gjati.

  • Vendosini kungujt e prere ne tiganin grill dhe gatuajini per disa minuta.

  • Pasi ti keni gatuar kungujt ne grill vendosini ne nje pjate dhe lerini te ftohen. Pergatisni marinimin duke shtuar vajin, hudhren, specin djeges, kripen dhe menten.

  • Vendosni kungujt ne pjate dhe shtoni salcen e marinimit dhe aceton balsamicon. Perzijini dhe lerini te pushojne per 30 minuta. Thekni stikat ose arrat e pishes ne nje tigan dhe me pas shtojini tek kungujt e marinuar. Pjata juaj eshte gati! Ju befte mire! 🙂

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe: 10 Ide per te Krijuar Mbajtese Kepucesh