Kjo recete gati qe do te prezantojme sot eshte shume e lehte per tu pergatitur dhe shume e shijshme. Krahet e pules ne furres te gatuara ne kete menyre jane me te shendetshme se te skuqura apo ne rast se i hajme jashte. Edhe pse pjekja behet ne furre krahet e pules do jene shume krokante dhe te shijshme. Eshte nje pjate qe mund ta pergatisni per miqte tuaj dhe ta shoqeroni me patate te skuqura ose sipas deshires. Koha totale e kesaj recete gatimi eshte 40 minuta. Ju ftojme te mesoni receten e meposhtme:

Perbersit per 4 Persona:

  • 1 kg Krahe Pule
  • 100 gr Buke e therrmuar shume e imet
  • 1 luge e vogel piper pluhur
  • 1 Hudher (sipas deshires)
  • Rozmarine

Pergatitja:

  • Si fillim lani ne uje te rrjedhshem krahet e pules dhe me pas thani ujin e tepert me letra guzhine.

  • Ne nje pjate vendosni buken e therrmuar imet me piperin, hudhren e prere imet dhe rozmarinen. Perzijini te gjithe keto ingrediente bashke.

  • Kaloni nje nga nje krahet e pules tek pluhuri qe pergatitem.

  • Merrni nje tave dhe shtroni nje leter guzhine. Me pas vendosni nje nga nje krahet e pules dhe vendosini ne furre me temperaturen 200°.

  • Per 25 minuta piqini ne furre me 200° dhe 5 minutat e fundit vendoseni furren en modalitetin grill.

  • Shrbeni krahet e pules ne pjate duke i shoqeruar me nje salce sipas deshires tuaj. Ju befte mire. 🙂

Se Shpejti me Receta Gatimi te Reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Keshilla si te Trajtojme Majat e Djegura ne Kushte Shtepie