Singapori njihet zyrtarisht si Republika e Singaporit dhe është një qytet-shtet ishullor sovran në Azinë Juglindore. Ai shtrihet pranë skajit jugor të Gadishullit Malaja dhe është 137 km në veri të ekuatorit. Singapori është një qendrat më të mëdha tregtare në botë, me qendrën e katërt më të madhe financiare dhe një nga pesë portet më të ngarkuara.

Klima e Singaporit është tropike pa dallime në sitinë dhe rrebeshi i shirave të pasdites janë të shpeshta. Temperaturat lëvizin nga 22 °C deri 34 °C. Temperaturat më të ulëta dhe më të larta kanë arritur 18,5 °C dhe 37,8 °C.

Atraksionet me te rendesishme dhe me te bukura, per ata qe duan te kalojne disa dite ne Singapor jane:

  • Sentosa

Sentosa eshte nje ishull i cili ndodhet ne Singapor dhe eshte i njohur si nje ishull resort plot me peme dhe shume atraksione turistike.

Singapore Sentosa

  • Singapore Flyer

Singapore Flyer eshte nje rrote e madhe e cila rrotullohet dhe dhuron nje pamje shume te bukur. Eshte hapur per here te pare ne vitin 2008. Ka nje lartesi prej 165 m e cila ja kalon dhe London Eye. Nga lartesia e madhe mund te shikohet hapesira deri per 45 km. Gjithashtu mund te shikohen dhe ishujt Batam dhe Bintan te Indonesise. Singapore Flyer ka 28 kabina, dhe secila nga keto kabina mund te mbaje 28 persona. Nje xhiro e plote zgjat 37 minuta.

Singapore Singapore Flyer

  • Universal Studios Singapore

Universal Studio ne Singapor eshte nje park i projektuar nga Universale Creative ne ishullin Sentosa brenda nje komplesi kazinosh, hotelesh dhe i cili quhet Resorts World Sentosa. Parku eshte i ngjashem nga dimensionet me parkun universal japonez.

Singapore Universal Studios Singapore

  • Night Safari i Singaporit

Night Safari eshte kopshti zoologjik i pare ne bote i cili hapet ne oret e nates dhe eshte nje nga atraksionet me te rendesishme ne Singapor. Per here te pare ka hapur ne vitin 1994 dhe ka nje siperfaqe prej 35 hektare. Ne Night Safari ka me shume se 2.500 lloje kafshesh.

Singapore Night Safari

  • Kopshtet botanike te Singaporit

Kopshtet botanike te Singaporit jane pjese e nje parku botanik qe ka nje siperfaqe prej 74 Ha.

Singapore I Giardini botanici di Singapore

  • Underwater World i Singaporit

Underwater World eshte nje akuarium me rreth 2.500 specie ujore te ndryshme nga vende te ndryshme te botes. U hap per here te pare ne vitin 1991.

Singapore Underwater World

  • Tempulli Sri Mariamman i Singaporit

Tempulli Sri Mariamman eshte tempulli induist me i vjeter ne Singapor. Eshte ndertuar sipas stilit Dravidian dhe eshte nje nga atraksionet turistike me te pelqyera.

Singapore Sri Mariamman Temple

Pushime te mbara!

Dhurata ime

Lexo: Si te Prenotojme Bileta Avionesh dhe Hotele