Maskat per fytyren shpeshhere ndodh qe nuk i vleresojme. Ne te vertete keto maska ne kushte shtepie jane shume efikase per fytyrat me probleme si me yndyre ose te thata. Ju do te ndjeni ndryshime te medha dhe do te keni nje lekure me te shndritshme dhe elastike dhe me e rendesishmja nje lekure me te re. Per te pasur rezultate mahnitese ju duhet ti perdorni rregullisht maskat per fytyren ne kushte shtepie.

Ju ftojme te mesojme se bashku 2 maska per lekura te ndryshme qe do te ndryshojne jeten tuaj!

Maske per Fytyren me Limon

Kjo maske sherben per te pasur nje lekure te paster dhe kjo fale limonit.

Ingredientet:

  • 1 luge e vogel Mjalte
  • 1 luge e vogel leng Limoni

Pergatitja e maskes per fytyren:

  • Perzijini mire te dy ingredientet dhe aplikojeni masken ne fytyre.
  • Lereni masken me limon te veproje per 15 minuta dhe me pas shpelajeni ne uje te rrjedhshem.

Maske per Fytyren me Vaj me Efekt Antirrudhe

Maska me vaj ulliri eshte shume efikase per te luftuar rrudhat dhe do ta beje lekuren tuaj te paster dhe te bute.

Ingredientet:

  • 1 luge te vogel Kos
  • 1 luge te vogel Mjalte
  • 1 luge te vogel Vaj Ulliri

Pergatitja e maskes per fytyren:

  • Perzijini te 3 ingredintet se bashku dhe dhe aplikoni masken ne lekuren e pastruar.
  • Lereni masken te veproje per 15 minuta.
  • Shpelani fytyren si gjithmone ne uje te rrjedhshem.

 Kujdes: Para se te aplikoni cdo maske beni testin e alergjise. Vendosni pak maske ne qafe dhe lereni per disa minuta. Nese lekura juaj nuk skuqet mund te vazhdoni aplikimin e maskes ne lekuren e fytyres.

Se shpejti me maska te reja per fytyren

Dhurata Ime

Lexo edhe: Pardesy per Femra: Modelet me te Bukura