Floket me yndyre jane nje problem shume i rendesishem per ne femrat. Ky problem prek shume femra dhe sjell probleme ne jeten e perditshme duke u kthyer ne stres te vazhdueshem. Kete here do te prezantojme dy maska efikase per floke te yndyrshem. Keto maska me ingredient natyral dhe do ti bejne floket tuaj me rezistet kunder yndyres e do te rifreskojne skalpin.

Maska e pare per floket me yndyre, me uthull molle dhe mente

Mentja sherben per te rifreskuar skalpin, ndersa uthulla molles sherben per te luftuar yndyren. Per te pergatitur kete maske nevojiten:

  • 3 gjethe Mente
  • 2 luge te vogla Uthull Molle
  • 1 gote uje

Menyra pergatitjes:

  • Merrni gjethet e mentes dhe vendosini ne nje gote me uje dhe lerini per disa minuta.
  • Me pas shtoni 2 luge te vogla uthull molle dhe lereni te pushoje per 30 minuta.
  • Masen qe perfituam e vendosim ne skalp dhe ne floke te thate. Kjo maske per floket me yndyre aplikohet perpara se te lani floket.
  • Rezultatet e kesaj maske do te jene te mahnitshme ne floket tuaj dhe do te largojne yndyren e tepert.

Maska e dyte per floket me yndyre, me limon

Kjo maske eshte shume e thjeshte per tu pergatitur. Per kete maske na nevojiten keto ingredient si meposhte:

  • 2 Limone
  • 2-3 pika Vaj Esencial
  • Pak Shampo

Menyra pergatitjes:

  • Bashkoni bashke limonet e shtrydhur me vajin esencial dhe shampon tuaj.
  • Kete perberje perdoreni per te lare floket tuaj dhe lereni te veproje per 10 minuta.
  • Kjo shampo me limon duhet te perdoret nje here ne dy jave.

Se shpejti me maska te reja per floket

Dhurata Ime

Lexo edhe: Si te Gatuajme Makarona me Ton dhe Kungulleshka