Keshillat e bukurise jane gjithmone te vlefshme dhe te kerkuara nga femrat. Maskat ne kushte shtepie jane shume efikase dhe te lehta per tu pergatitur. Kete here do t’ju keshillojme maska natyrale per te gjitha femrat me floke kacurrela!

Nese natyra ju ka dhuruar floke kacurrele atehere jeni me shume fat! Por jo gjithmone eshte e lehte te keni floke me volum apo kacurrela perfekte. Floket mund te thahen apo te humbin shkelqimin e tyre. Per kete arsye keshillohet te perdorni produkte jo agresive per floket tuaja. Ju ftojme te zbuloni te gjitha maskat e meposhte!

  • Maske ushqyese me Avokado

Kjo maske eshte shume efikase dhe do ti ushqeje floket tuaja deri ne piken me te mire. Per te pergatitur kete maske ju duhet nje avocado. Pasi ta keni shkermoqur avokadon mund ti shotni maskes varja te ndryshem sipas deshires. Aplikoni masken ne floket tuaj per 30 minuta. Pas kesaj maske ju do te keni floke plot shkelqim dhe volum. Kjo maske keshillohet te aplikohet nje here ne muaj.

  • Maske per floket kacurrela me Qumesht Bajamesh

Perberesi kryesor per kete maske eshte qumeshti I bajameve I cili ka substanca te cilet ndihmojne ne mbajtjen sa me te bute te flokeve kacurrele. Per kete maske ju nevojitet qumesht bajamesh, kos natyral, vaj esencial (sipas deshires). Perzini te gjithe keto ingredient dhe aplikoni masken ne floket tuaj. Masken lereni te veproje per 45 minuta.

  • Maske rigjeneruese me Fara Lini dhe Rosmarine

Per kete maske do ju nevojitet: 15 ml vaj fara lini, 5 pika vaj esencial rosmarine. Bashkojini bashke keto dy ingridiente dhe aplikoni maksen ne floket te thate. Masken lereni te veproje per 45 minuta. Ky trajtim keshillohet te aplikohet 2-3 here ne muaj.

  • Maske ushqyese me Molle dhe Banane

Frutat e fresketa kane nje impakte shume te mire tek floket kacurrele. Ato ushqejne floket me vitamina dhe minerale duke ushqyer ne thellesi fibrat e fijeve te flokeve. Per kete maske ju nevojitet: 1 banane, 1 molle, 2 luge vaj ulliri te virgjer. Pasi ti keni lare frutat prejini ne pjese te vogla dhe filloni ti shperbeni sa te behet nje mase e vetme. Me pas shtoni vajin e ullirit. Masken lereni te veproje per 20 minuta.

Se shpejti me keshilla dhe maska te reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Funde: Modelet me te Bukura per Pranvere – Vere