Floket me volum jane te pelqyera nga te gjitha femrat. Me kalimin e kohes floket fillojne ta humbin volumin e tyre natyral si pasoje e demtimeve te ndryshme nga boja, dekolorantet ose pajisjet me nxhehtesi. Por mos i humbni shpresat sepse ju mund te riktheni floket tuaj me volum mahnites fale maskave qe do te mesojme ne kete artikull. Per ti dhene flokeve volumin e dikurshem do t’ju tregojme disa truke qe duhet te perdorni per te pasur floket qe enderroni.

Keshilla per ti dhene volum flokeve!

Keshilla e pare qe do t’ju japim eshte qe floket ti thani me tharese dhe koken ta poziciononi poshte. Ne kete menyre do te keni floke me me shume volum. Sigurohuni qe gjithmone te perdorni produkte bio dhe pa kimikate per floket tuaj. Nje tjeter keshille e rendesishme eshte qe balsamin ta vendosni vetem tek majat e flokeve. Per te pasur me shume volum duhet te keni nje prerje te flokeve me shkallezim. Dhe keshilla e fundit eshte qe te beni gjithmone maska natyrale ne shtepi per ti dhene sa me shume volum flokeve tuaj! Ju ftojme meposhte te merrni shenime per maskat qe do t’ju propozojme!

Maske per Floke me Volum me Kena

  • 100 gr kena neutrale ose me ngjyre
  • 1 luge e vogel leng limoni
  • 2 luge te vogla mjalte

Vendosni kenane ne nje ene plastike dhe perzijeni vetem me nje luge plastike ose druri dhe shtojini majltin dhe limonin. Mjalti do te ndihmoje te rigjeneroje floket. Mbajeni kete maske ne floke per rreth 2 ore. Ju do te keni floke me te shendetshem dhe plot shkelqim.

Maske per Floke me Volum me Niseshte

  • 1 tas me miell orizi (nese keni floke te gjate mund tju duhen 2 tasa)
  • 1 luge e vogel uthull orizi
  • 4 luge te vogla kena neutrale
  • caj jeshil

Ne fillim perzini te gjithe ingredientet dhe me pas shtoni uthullen dhe do te krijohet nje mase e vetme. Kete maske mund ta mbani per rreth 1 ore. Caji eshte i rendesishem sepse permban antioksidant qe luftojne plakjen tek floket.

Maske per Floke me Volum me Aloe Vera dhe Rozmarine

  • 1 tas i vogel me kos
  • 1 shishe e vogel me xhel aloe vera
  • 4 pika vaj rozmarine
  • 1 luge e vogel majoneze
  • 3 luge te vogla niseshte

Te gjithe keto ingrediente bashkojini dhe perzijini sa te behen nje mase e vetme. Vendoseni ne floket dhe lereni te veproje per 40 minuta. Me pas shpelani mire floket per te hequr cdo papasterti. Rozmarina sherben per te forcuar floket dhe do ti jape me shume volum.

 

Se shpejti me keshilla dhe maska te reja!

Dhurata Ime Ju Uron Gezuar Festat!

Lexo edhe: Ide si te Dekoroni Ballkonin per Festa