Lekura e trupit ka nevoje per trajtime dhe perkujdesje te vazhdueshme. Trajtimet ne qendrat estetike kushtojne shume dhe jo te gjithe mund ti perballojme cmimet e tyre. Ne do t’ju japim keshillat me te mira per te bere maska dhe scrub per trupin ne kushte shtepie. Keto maska qe do te prezantojme jane disa nga me te rekomanduarat dhe me te mirat per lekuren e trupit. Lekura juaj mund te jete e thate dhe pa jete, por me keto maska per trupin do te shkelqeje dhe do te largohet lekura e vdekur duke i lene vendin nje lekure te re. Me poshte do te gjeni maska dhe scrub per trupin tuaj. Ju duhet te zgjidhni vetem te preferuaren tuaj!

Scrub per trupin me Portokall

Ky scrub eshte ideal per nje lekure te bute dhe me nje arome shume te mire qe do te lere pas.

Ingredientet:

  • 1 Portokall
  • Disa pika Vaj Esencial
  • 1 Luge Sheqer Kaf
  • 1 Luge Mjalte

Pergatitja e scrubit me portokall per trupin:

  • Bashkoni bashke te gjithe ingredientet ne nje tas ose kuti te vogel.
  • Aplikoni scrubin ne trupin tuaj dhe me pas shpelahuni me uje te rrjedhshem.
  • Me pas aplikoni kremin hidratues qe perdorni zakonisht.

Scrub per trupin me Kakao

Nje scrub per trupin me nje arome fantastike per te gjithe adhurueset e kakaos.

Ingredientet:

  • Kakao pluhur
  • Llum kafeje
  • Sheqer kaf
  • Vaj Orizi (ose vaj sipas deshires)

Pergatitja e scrubit me kakao per trupin:

  • Bashkoni bashke te gjithe ingredientet dhe perzijini deri sa te behen nje mase e vetme.
  • Aplikoni scrubin duke masazhuar lekuren lehte dhe me pas shpelahuni me uje te rrjedhshem.
  • Ne fund aplikoni kremin hidratues.

Scrub per trupin me Kripe dhe Vaj

Ky scrub eshte shume i thjeshte per tu pergatitur sepse nevojiten vetem dy perberes.

Ingredientet:

  • Kripe kokerrmadhe
  • Vaj Ulliri (ose sipas deshires)
  • Krem hidratues

Pergatitja e scrubit me kripe dhe vaj per trupin:

  • Bashkojini te gjithe ingredientet bashke dhe perzijini mire.
  • Aplikoni scrubin duke masazhuar lekuren lehte, duke bere levizje te rrumbullaketa.

Se shpejti me maska te reja per trupin

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide si te Mbani Rregull ne Shtepi