Vendosja e rimelit jo gjithmone eshte nje sipermarrje e lehte. Shpesh ne realitet nuk arrijme rezultatin qe ne shpresojme si ne reklamat e ndryshme ku femrat kane gjithmone qerpike te gjate dhe te parezistueshem. Edhe pse mund te kemi “vite eksperience” ne vendosjen e rimelit, edhe sot, rreziku per te bere gabime ne aplikim eshte i larte. Por mos u shqetesoni, sepse jemi ketu per t’ju ndihmuar me keshilla si te vendosni ne menyre sa me perfekte rimelin. Me poshte do te zbulojme 8 sekrete per te pasur gjithmone qerpiket perfekte qe ju enderroni. Na ndiqni!

  • Zgjidhni Rimelin e Duhur!

Keshilla e pare eshte qe te zgjidhni rimelin e duhur per qerpiket tuaj. Nese nuk beni kete hap atehere te gjitha hapat e tjere nuk do te funksionojne. Rimeli ideal qe duhet te zgidhni duhet te jete me efekt volumi dhe zgjatjeje dhe ne te njejten kohe te forcoje qerpiket dhe ti beje te njetrajtshme. Rimeli i duhur i jep qerpikeve formen e duhur duke i bere perfekt.

  • Vendoseni Rimelin ne Fund!

Rimeli konsiderohet si truku final per make-upin e syve. Me e mira qe mund te beni eshte ta vendosni rimelin pasi te keni trukuar syte.

  • Pastroni Furcen!

Para se te vendosni rimelin ne qerpike mos harroni te pastroni mire furcen. Kjo menyre do tju ndihmoje qe te mos ndesheni me topat e vegjel qe krijohen brenda rimelit.

  • Hidhini Rimelet qe jane duke Mbaruar!

Kujdes: me pastrimin e furces mund te kuptoni gjendjen e rimelit tuaj. Nese ju rezulton shume I thate duhet ta hidhni! Nuk duhet ta aplikoni me ne qerpiket tuaj sepse rrezikoni ti thaje dhe ti ashpersoje. Shpesh ne femrat kemi zakonin ti perdorim deri ne infinit rimelet por kjo eshte nje zakon jo i mire.

  • Vendoseni Rimelin ne Menyre Lineare!

Ne shume raste keshillohet qe te vendosni rimelin ne menyren zig zag, por me kete menyre rrezikoni te gaboni sidomos kur nuk jeni profesioniste. Eshte me e thjeshte nga cfare duket: merrni furcen dhe vendoseni ne rrenje deri tek maja duke i ushtruar nje presion te lehte dhe duke e shoqeruar me harkun natyral te qerpikeve. Perseriteni kete menyre deri ne tre – kater here me nje levizje jo shume te ngadalte, ne baze dhe te intensitetit qe doni ti jepni qerpikeve tuaj.

  • Aplikoni Rimelin edhe ne Qepiket e Poshtem!

Beni te njejeten edhe ne qerpiket e poshtem. Por kujdes: duke qene qe qerpiket e poshtem jane me te shkurter dhe me pak te forte duhet te ushtroni me pak presion dhee levizje me te lehta. Mund te vendosni rimelin edhe me levizje vertikale duke mbeshtetur furcen ne qerpiket e poshtem per nje efekt me natyral dhe mbi te gjitha per te evituar te behemi me njolla te zeza.

  • Lereni Rimelin te Thahet!

Perpara se te filloni te vendosni rimelin duhet te prisni disa sekonda. Duke pritur ju do te evitoni ato topat e vegjel qe krijohen brenda rimelit.

  • Pastroni Papastertite e Rimelit me Kunja Pambuku!

Ne rast se ke bere ndonje dem te vogel duke u munduar te beni qerpiket perfekte, tani do te zbulojme trukun e fundit: merrni nje kunje pambuku qe pastrohen veshet dhe vendoseni ne uje dhe me te pastroni te gjitha papastertite dhe njollat e vogla qe ka lene rimeli.  Ne kete pike truku juaj eshte i kompletuar!

Se shpejti me keshilla bukurie te reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe : Ide per te Arreduar Shtepine me Ngjyre Jeshile