Majat e djegura te flokeve shpeshhere kthehen ne nje problem shume serioz per femrat. Disa nga arsyet qe prekemi nga kjo gje jane ajri i ndotur, uji i ndotur dhe stilimet qe i bejme flokve duke perdorur nxehtesi te larte.

Majat e flokeve jane jane nje pjese shume delikate sepse jane pjesa me e dobet dhe me e  ‘vjeter’ e fijes se flokut. Per kete arsye duhet te tregojme me shume kujdes per to duke pergatitur trajtime ne kushte shtepie. Maskat jane gjithashtu nje zgjidhje ideale per te mposhtur majat e djegura. Gjithashtu dhe vajrat mund te bejne me te bute por problemi qendron po aty dhe ju duhet ti trajtoni me shume kujdes.

Por si mund ti mbroni floket tuaj te thate dhe majat e demtuara? Ne ju propozojme disa keshilla dhe ide te thjeshta dhe efikase qe mund ti pergatisni ne kushte shtepie dhe me pak shpenzime. Ndiqni keshillat tona me poshte:

Trajtim Para- Shampo i Majave te Djegura

Te pakten 1 ore para se te lani floket aplikoni ne gjatesine e flokeve kete maske: Perzini bashke mjalte dhe vaj ulliri. Nje maske e shpejte dhe e thjeshte e cila ndihmon per te bere nje larje me te lehte te flokut tuaj dhe duke shnderruar majat e djegura ne maja te hidratuara dhe plot shkelqim.

Trajtim Pas – Shampo i Majave te Djegura

Perzini bashke ne nje tas te vogel pak kos dhe te verdhen e vezes dhe filloni te masazhoni lehte majat e djegura. Lereni masken te veproje per 20 minuta tek floket tuaj. Me pas shpelani floket ne uje te rrjedhshem. Kjo maske do ti ushqeje majat e flokeve deri te thellesi dhe do ti riparoje ato.

Trajtim me Vajra te Ndryshem per Majat e Djegura

Pervec vajit te ullirit ju mund te perdorni vajin e e arganit, bajameve, ose vaj lajthie. Vendosni pak vaj tek gishtat tuaj dhe aplikojeni tek majat e demtuara. Efekti do te jete e i menjehershem sepse keto vajra ndihmojne ne rindertimin e majave te demtuara dhe do ti bejne floket te krihen me lehte.

Prerja e Majave te Djegura!

E di e di! Asnje femer nuk ka deshire ti presi floket J. Por prerja e flokeve te pakten nje centimeter ne muaj eshte shumete rendesishme dhe majat e djegura do te duken me te shendetshme.

Perdorni sa me Pak Nxehtesi te Floket Tuaj

Keshilla e fundit per sot eshte qe te reduktoni perdorimin e piastrave, mashave apo tharesve te flokeve. Duke i evituar sa me shume keto pajisje do te keni maja te shendetshme dhe do ti thoni lamtumire majave te djegura dhe atyre dyshe.

Se shpejti me keshilla dhe maska te reja per floket!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Rregullat per Vendosjen e Perdeve