Keshillat e bukurise jane gjithmone shume te rendesishme per te gjitha femrat. Sot do te flasim per keshillat e make-upit qe ju duhet t’I dini dhe ti zbatoni. Duke ditur keto truke ju do te beni nje make-up perfekt dhe do ta keni shume te lehte te mbuloni paperfeksionet ne lekuren tuaj.

Per me shume ju ftojme te ndiqni te gjitha keshillat dhe truket per nje make-up sa me perfekt.

  • Keni nje lekure te thate dhe te dehidratuar? Do t’ju themi zgjidhjen si te shpetoni nga ky problem. Perzini fontatinen me nje krem hidratant dhe ju nuk do te keni me probleme te lekures. Provojeni!

  • Peneli eshte gjithmone shume i veshtire per tu vizatuar ne menyren e duhur. Por edhe per kete problem ka nje zgjidhje! Para se te vendosni penelin fiksoni vizen me nje ton ngjyre te erret. Me pas vazhdoni te lyeni me penel syte tuaj. Ju do te beni nje penel perfekt me kete truk!

  • Kur vendosni rimelin zgjidhja me e mire eshte te mbani shikimin poshte. Me kete hile ju do te evitoni te beheni pis ne pjesen e siperme te syrit.

  • Ju mund te krijoni nje buzekuq te personalizuar! Po, po e lexuat mire. Me pak vazeline dhe nje ton sysh (ngjyren zgjidheni sipas deshires) ju mund te krijoni nje buzekuq. Perziieni mire vazelinen dhe tonin dhe do te krijoni nje buzekuq te personalizuar!

  • Buzekuqi nuk ju zgjat shume ne kohe? Edhe per kete problem ka nje zgjidhje! Me nje pecete tampononi buzet e lyera dhe ne kete menyre ju do te keni nje buzekuq qe do t’ju zgjase shume shume kohe.

  • Perpara se te lyeni qerpiket me rimel ju duhet te perdorni kthyes qerpikesh. Mos e harroni kete keshille!

  • Nese lapsi juaj nuk nxjerr ngjyre ju duhet ta ngrohni per pak sekonda majen e tij ne menyre qe te filloje te lyeje sa me mire syte apo buzet tuaja.

  • Ne rast se keni sy me forme te vogel ju mund ti beni te duken me te medha. Keshilla per ti bere syte me te medha eshte te perdorni ton sysh me ngjyre mishi.

Se shpejti me keshilla dhe maska te reja! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: 10 Ide Dekorimi per Ballkonet e Vegjel