Te gjitha femrat jane te apasionuara pas make upit dhe te bukures. Pas cdo trendi te fundit jemi ne kerkim te produkteve me te mira per lekuren e fytyres tone. Sot do te flasim per furcat dhe penelat e make-upit te cilat i perdorim sa here qe trukohemi. Pyetja qe lind natyrshem eshte si ti pastrojme ne menyren e duhur penelat dhe furcat e make-upit. Duhet te tregojme kujdes sepse ne rast se nuk I pastrojme furcat dhe penelat ato do te kene papastertira dhe mund te krijojne probleme ne lekuren e fytyres. Per te mbajtur te paster te gjithe penelat dhe furcet eshte shume e thjeshte. Mjafton vetem te dini menyren te pastrimit.

Keshilla si te pastrojme furcat dhe penelat e make-upit

Uje dhe Shampo

Mbi te gjitha per penelat dhe furcat me fije natyrale kjo menyre pastrimi eshte me efikasja. Mjafton nje pike shampo delicate dhe pak uje dhe furcat do te kthehen si te reja. Per ti thare nga uji i tepert perdorni peshqire dhe fshijini lehte. Vendosni furcat dhe penelat ne nje ambjent te mbyllur dhe lerini te thahen ne menyre natyrale.

Detergjent Qumesht

Qumeshti pastrues perdoret per fytyren per te hequr make-upin. Nje sekret qe do tju tregojme sot eshte qe qumeshtin pastrues mund ta perdorni per te pastruar furcat dhe penelat. Vendosini furcat dhe penelat ne detergjentin e qumeshtit dhe lerini per disa sekonda. Te gjitha papastertite do te ikin dhe me pas shpelajini me uje te rrjedhshem.

Keshille: Mos perdorni uje te ngrohte per te shpelare furcat dhe penelet sepse mund te prishni qimet e tyre.

Alkool

Kjo menyre pastrimi eshte me e shpejta. Eshte ideale per penelat e vegjel dhe te medhenj sepse ben nje pastrim ne thellesi. Ne nje tas te vogel vendosni alkool dhe me pas vendsoni furcet per disa seconda. Ne kete menyre ju do te higjenizoni te gjitha furcat dhe penelet tuaj te make-upit.

Se shpejti me keshilla te reja bukurie!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Maska dhe Scrub per Trupin