Aktiviteti sportiv eshte shume i rendesishem per jeten e cdo njeriu. Por ne te njejten kohe shume femra duan te vishen me stil edhe kur bejne aktivitet sportiv dhe te ndjekin trendet e fundit. Per te mos veshur gjithmone te njejtat veshje te merzitshme do ju inspirojme me ide si te visheni gjate aktiviteteve sportive qe praktikoni.

Sporti per shume njerez eshte nje moment shume i mire per te shkarkuar stresin e dites (dhe te punes!) dhe ne te njejten kohe na ndihmon te jemi ne forme shume te mire fizike dhe emocionale. Si nje ecje apo vrapim ne park ose thjesht palester bashke me miken tuaj te ngushte ju duhet te jeni ne menyre absolute te veshura me stil sportiv. Ngjyrat e tendencave qe dominojne kete sezon jane e kuqja, portokalli dhe me e preferuara jeshilja neon.

Jeni gati te inspiroheni me idete tona? Ju ftojme te ndiqni idete e meposhtme se si te visheni per te bere aktivitet sportiv!

  • Ideja e pare eshte ky kostum sportiv me ngjyre te zeze dhe ne te njejten kohe shume komod per te praktikuar sportin tuaj. Poshte bluzes mund te vishni nje kanatjere te shkurter ngjyre te zeze ose roze. Modeli i atleteve eshte nje model shume ne mode per kete vit.

  • Nje tjeter ide per te veshur ne aktivitetin sportiv jane veshjet me ngjyre te kuqe. Perfitoni nga koha akoma e mire dhe beni shtitje te gjata ne natyre sepse do te keni benefite te medha.

  • Ngjyra jeshile neon eshte nje tjeter ngjyre qe duhet te keni ne veshjet tuaja per te bere sport. Kjo ngjyre po rikthehet fuqishem kete sezon te ri. Mund te zgjidhni te vishni nje bluze sportive ngjyre neon dhe strece ngjyre te erret dhe do te jeni ne te njejten kohe gati per aktivitet sportiv por edhe te veshura me stil.

  • Nje tjeter propozim eshte ngjyra e bardhe dhe protokalli. Ne foton ilustruese eshte nje look shume trendi dhe me stil. Eshte nje kombinim shume i mire edhe per ditet e nxehta por edhe per dite me te ftohta.

  • Ngjyra e kuqe dhe lejla eshte nje tjeter propozim qe duhet te vishni per te bere aktivitet sportiv. Keto dy ngjyra jane prezantuar ne sfilatat e modes dhe do te dominojne shume kete vit. Ky eshte nje look ideal per ditet e ftohta te dimrit dhe per ju qe nuk hiqni dore lehte nga aktiviteti sportiv.

Se shpejti me Keshilla dhe Ide te reja Fashion! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: 5 Maska Ushqyese per Floket ne Kushte Shtepie