Nese jeni duke kerkuar ide te reja per dekorimin e shtepise per festa atehere jeni ne vendin e duhur. Ne kete artikull do te flasim si te dekorojme shtepine ne menyren me perfekte te mundshme.  Per cdo ide qe do t’ju japim ju duhet vetem ta zbatoni ate me fantazine tuaj. Krishtlindjet dhe viti i ri jane festa qe duan ngjyra dhe shkelqim ne menyre qe te krijohet nje atmosfere e ngrohte dhe e gezueshme.  Nese ju pelqen origjinaliteti atehere ju do te krijoni dekorime te mrekullueshme per shtepine tuaj! Ju ftojme te inspiroheni me idete e meposhtme!

  • Dekorimi i dhomes se ndenjes duhet te jete i vecante me ngjyrat tradicionale si e kuqe, jeshile dhe e bardhe. Gjithashtu nuk duhet te mungojne zbukurimet te oxhaku dhe ne tavolinen e mesit. Pema duhet te jete madheshtore dhe e zbukuruar me topa me ngjyra dhe pa harruar yllin siper saj.

  • Ne rast se keni deshire te dekoroni dritaret e shtepise por nuk dini se si atehere ju propozojme ti dekoroni si ne foton ilustruese. Mjaftojne disa topa zbukurues te varur dhe dritaret e shtepise tuaj do te jene te magjishme per festa.

  • Nje tjeter ide interesante eshte dekorimi i shkalleve te brendshme. Midis shume ideve ju propozojme ti dekoroni si ne foton ilustruese. Me kete zbukurim ju do te krijoni nje atmosfere shume te vecante ne shtepine tuaj.

  • Tavolina e ngrenjes eshte shume e rendesishme dhe duhet te dekorohet ne menyre te vecante. Perdorni ngjyren e bardhe dhe te kuqe ne dekorimin e tavolines.

  • Nje tjeter ide eshte dekorimi i mesit te tavolines duke perdorur gota vere dhe qirinj. Mjafton te ktheni gotat e veres permbys dhe te vendosni brenda nje zbukurim (sipas deshires) dhe te vendosni qirinj. Ne kete menyre do te krijoni nje ambjent te vecante dhe shplodhes.

  • Ne rast se nuk ju pelqejne ngjyrat ju mund te zgjidhni nje peme me ngjyre te bardhe dhe ta dekoroni vetem me ngjyre te bardhe.

  • Nje tjeter ide eshte dekorimi I dritareve ne menyre te personalizuar. Mjafton te krijoni dekorime sipas deshires dhe ti vendosni ne dritaren e shtepise tuaj. Ne kete menyre me te vegjelit do te kenaqen.

  • Qirinjte jane nje pjese shume e rendesishme e dekorimit dhe nuk duhet ti harroni kurre. Mund te zgjidhni midis llojeve te ndryshme te qirinjve per festa ose te krijoni ju vet me duart tuaja qirinj te personalizuar.

  • Nje tjeter keshille eshte qe duhet te zbukuroni dyert e shtepise. Ju mund te zgjidhni te dekoroni deren e jashtme ose te gjithe dyert e shtepise. Ky dekorim do te krijoje atmosferen e mrekullueshme te festave.

  • Shkallet e brendshme te shtepise duhet ti dekoroni me degeza bredhi dhe fjongo te kuqe. Gjithashtu ju mund te zgjidhni qe te vendosni pemen e krishtlindjeve ngjitur me shakallet si ne foton ilustruese.

  • Jasteket zbukurues dhe me forma ndryshme nuk duhet te mungojne ne dekorimin e shtepise tuaj. Ju mund te zgjidhni jasteke me formen e pemes se krishtlindjev dhe ti vendosni ne divanin e dhomes se ndenjes.

Se shpejti me keshilla dhe ide te Reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime Ju Uron Gezuar Festat!

Lexo edhe: 7 Ide si te krijoni peme krishlindjeje ne shtepi