Ne kete artikull do t’ju propozojme ide te vecanta si te dekoroni shtepine tuaj me libra. Ne cdo shtepi gjenden libra nga me te ndryshmet, duke filluar nga ato shkollore deri tek romanet, por jo gjithmone ne gjejme vendin e pershtatshem per to dhe ndonjehere perfundojme duke i kerkuar neper te gjithe shtepine. Per ti shpetuar rremujes se panevojshme mund te krijojme disa hapesira te vecanta ne te cilat mund te vendosim librat. Per me shume ju ftojme te inspiroheni me fotot e meposhtme:

  • Ideja e pare qe do t’ju keshillojme eshte te poziciononi librat me nje dere levizese e cila sherben dhe si oxhak. Ne momentin qe do t’ju nevojitet nje liber ju mjafton te levizni oxhakun.

  • Nje tjeter menyre dekorimi eshte qe ti vendosni librat siper njeri tjetrit duke krijuar nje pallat te vogel. Ne kete menyre do te shfrytezoni hapesirat boshe duke i kthyer ne vende te personalizuara.

  • Nese nuk dispononi nje komodine per dhomen tuaj te gjumit ju mund ta krijoni shume lehte. Mjaftojne disa libra te vendosura siper njera tjetres dhe ju do te keni nje komodine te re dhe te vecante.

  • Librarite me permasa te medha shpeshhere nuk jane zgjidhja me e mire per librat tuaja. Ju mund te beheni kreativ dhe ti vendosni librat si ne foton ilustruese dhe do te kurseni hapesire ne shtepine tuaj. Mjafton vetem te krijoni dhe shtepia juaj do jete e vecante dhe plot stil!

  • Nje zgjidhje e zgjuar per dhomen e gjumit eshte kjo librari e pozicionuar ne fund te krevatit. Kjo librari e vecante ka gjithashtu dhe funksionin e nje stoli.

  • Nje tjeter ide interesante per dhomen e gjumit eshte te krijoni nje tavoline te vogel me ndihmen e librave.

  • Nese ju pelqen thjeshtesia mund te krijoni nje librari me duart tuaja. Ju nevojiten disa kuti druri te vendosura ne menyre te “jo te rregullt’’ dhe libraria juaj eshte gati. Mund ta dekoroni sipas deshires dhe gustos tuaj!

  • Edhe femijet kane nevoje per librarine e tyre te personalizuar. Sigurohuni ta krijoni bashke nje librari fantastike per femijet.

  • Ne rast se dispononi nje pale shkalle druri ju mund ti perdorni si nje librari. Ju do te ndiheni te vecante dhe do te diferencoheni nga te tjeret.

  • Librat mund te vendosen edhe poshte dritareve duke krijuar nje librari te vecante dhe plot fantazi!

Se shpejti me Keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide si te Arredoni nje Shtepi te Vogel