Periudha me e bukur e vitit ka nisur dhe ne te njejten kohe te gjithe kemi filluar te dekorojme shtepite. Pervec shtepise te gjithe ne mund te kemi deshire te dekorojme ballkonin e shtepise. Jo gjithmone dekorimi i ballkonit eshte i thjeshte per tu realizuar. Ne kete artikull do t’ju japim ide te vecanta si te dekoroni ballkonin e shtepise per festat qe po afrojne. Dritat vazulluese nuk duhet te mungojne ne dekorim, gjithashtu dekorimet simbolizuese duhen te jete prezente. Per me shume ide ju ftojme te inspiroheni me fotot dhe idete e meposhtme.

  • Nese jeni te apasionuar dhe i dashuroni festat e fundvitit ju duhet ta dekoroni ballkonin e shtepise si ne foton ilustruese. Nuk duhet te mundojne dritat vezulluese dhe babagjyshi i vitit te ri. Me kete dekorim ju do te keni ballkonin me te vecante nga te gjithe!

  • Nje ide tjeter jane floket e debores te varur ne ballkonin e shtepise. Nese ne vendin ku jetoni nuk bie debore atehere ju mund ta sillni deboren ne ballkonin tuaj!

  • Ballkoni i mbyllur eshte nje vend perfekt per te krijuar nje ambjent te vecante krishtlindjesh. Mund te vendosni perde, nje ambazhur me qirinj dhe drita vezulluese. Ne kete menyre do te krijoni nje ambjent festiv.

  • Per nje dekor me intim ju mund te vendosni disa drita, te dekoroni tavolinen dhe do te keni nje ballkon te dekoruar ne menyre te vecante.

  • Ne rast se keni deshire nje dekorim me minimal ju mund te dekoroni nje vazo lulesh dhe te vendosni siper saj zbukurime te ndryshme sipas deshires.

  • Dekorimi i ballkonit ne menyre romantike dhe festuese mund te behet si ne foton ilustruese.

  • Nje peme e vogel ose e madhe duhet te vendoset gjithmone ne ballkonin tuaj.

  • Ne tjeter ide eshte nje babagjysh i krijuar me goma makinash. Ne rast se nuk jeni tradicional ju mund te zgjidhni te krijoni babagjyshin tuaj te vecante dhe te dekoroni ballkonin e e shtepise.

  • Nese keni nje ballkon me hapesire te madhe ju mund te krijoni nje kend te vecante festash. Mjafton te vendosni nje karrige dhe disa dekorime dhe do te keni nje ballkon te vecante.

  • Dritat vezulluese jane gjithmone nje ide e mire dekorimi. Por ne vend te dritave te zakonshme ju mund te zgjidhni yje qe varen dhe ndricojne.

Se shpejti me keshilla dhe ide te Reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime Ju Uron Gezuar Festat!

Lexo edhe: Ide si te Dekoroni Shtepine Tuaj per Festa