Shtepia eshte vendi ku ndihemi me mire dhe gjithmone duam ta kemi me nje arredim sa me te bukur dhe te kohes. Ne rast te nje shtepie me hapesira te medha dhe mure me ngjyre te bardhe ose te hapur ju mund te krijoni dekorime te personalizuara. Ne vend te pikturave qe dekorojne muret ju mund te pikturoni apo te krijoni pamje te ndryshme. Gjithmone ju ftojme te zgjidhni idene qe ju pelqen me shume dhe te shprehni talentin tuaj, sepse nje shtepi e bukur mund te arredohet dhe nga duart tuaja dhe me pak shpenzime. Idete me te bukura per ti dhene jete mureve te shtepise do ti gjeni ne fotot e meposhtme.

  • Dhoma e ndenjes eshte vendi me i rendesishem ne shtepi. Nese doni ta gjalleroni dhe ti jepni jete ambjentit ju mund te inspiroheni nga kjo foto.

  • Suprizoni femijet tuaj duke ju a shnderruar dhomen ne nje akuarium te madh. Ato do te kenaqen shume me kete arredim te ri te dhomes.

  • Te gjithe kemi ne shtepi nje kend me kolltuk te cilin e perdorim per te lexuar apo per gjera te tjera, por ne mund ti japim nje pamje ndryshe duke pikturuar nje peme dhe te vendosim mbajtese per rrobat ose per cantat.

  • Nese keni nje femije ne moshen e adoleshences ky do te ishte dekorimi me i pershtatshem per muret e dhomes.

  • Nje ide shume e bukur eshte dekorimi i mureve me ngjyra, forma dhe dekorime te ndryshme. Me pak kreativitet ju mund te krijoni nje peme gjigande brenda shtepise tuaj. Ne kete menyre do te jete argetuese dhe per femijet.

  • Nuk mund te mungonte dhoma e gjumit tek keto ide. Nese muri i bardhe nuk ju pelqen me, ju mund te krijoni dicka tjeter.

  • Nje ide e vecante dhe argetuese eshte kjo si ne foton e meposhtme. Mbi te gjitha shume origjinale!

  • Ngjyra e gjelbert eshte shume relaksuese nese vendosni ta keni ne shtepi, por nese keni mure me ngjyre te hapur ju mund te perdorni bimet e gjelberta duke i vendosur me mur.

  • Per nje ambjent te vecante ju mund te beni ndryshime shume shpesh, por gjithmone duhet te ruani freskine si ne kete foto inspiruese.

  • Nje zemer plot me ngjyra eshte nje zgjedhje interesante dhe me shume kuptim. Ne kete menyre do ti jepni me shume vecanti ambjenteve te shtepise tuaj.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe : Si te Pergatisim Tost me Avokado