Kur ke nje shtepi te vogel jo gjithmone eshte e lehte ta arredosh ne menyren e duhur. Sa me e vogel shtepia aq me e veshtire behet arredimi i saj. Kete here do te prezantojme disa ide qe do t’ju lehtesojne te gjithe punen e veshtire. Me poshte do te shikojme te gjitha idete per te arreduar nje shtepi te vogel.

  • Nese deshironi te kurseni sa me shume hapesire ju mund te krijoni nje krevat siper komos duke kursyer keshtu shume hapesire. Gjithashtu mund te vendosni edhe nje perde, duke krijuar nje atmosfere intime.

  • Nje ide tjeter per te shfrytezuar hapesirat e shtepise ne maksimum eshte shfrytezimi optimal I faqeve te murit si ne foton e meposhteme.

  • Dhoma e gjumit gjithmone ka nevoje per dyer. Ne rast se nuk ju pelqejne dyert qe keni ju mund te krijoni dyer te rreshqitshme dhe do te kurseni shume hapesire.

  • Nje problem qe haset shume shpesh ne shtepite e vogla eshte drita natyrale dhe ajri i paster. Ju keshillojme te vendosni dritare te medha qe lejojne te futet drita por qe kane dhe funksion ndares te dhomave. Per nje ambjent me intim ju mund te vendosni perde.

  • Nuk keni vend ne shtepi per bimet tuaja? Mos u merzisni sepse ne ju gjejme nje zgjidhje. Ju mund ti vendosni tek dritaret duke krijuar nje kend te vecante per lulet tuaja.

  • Nje garderobe e hapur mund te jete zgjidhja ideale per shtepite e vogla. Ju mund ta beni me te thjeshte marrjen e rrobave nepermjet nje shkalle. Me nje dollap te tille ju do te kurseni shume hapesire ne shtepine tuaj.

  • Nje dhome me permasa te vogla mund te kthehet ne nje vend shume stresues. Per te zgjidhur kete problem ju duhet te zgjidhni nje dollap me pasqyre e cila do ti japi me shume hapesire dhomes se gjumit.

  • Nje shtepi e vogel duhet te jete gjithmone e personalizuar. Ne kete menyre do te krijoni nje ambjent te vecante!

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide dhe Keshilla si te Visheni per Festa