Riciklimi eshte nje proces i rendesishem qe konsiston ne perdorimin e materialeve te perdorura per te realizuar produkte te reja, duke reduktuar keshtu shperdorimin e materialeve te dobishme.

Arkat e drurit jane nje menyre shume e mire riciklimi dhe mund te perdoren per te dekoruar shtepine. Me to mund te krijojme tavoline pune, komodine, mbajtese lulesh dhe shume produkte te tjera qe do ti prezantojme me poshte. Idete e riciklimit jane te pafundme dhe te thjeshta per tu krijuar nga cdo person. Nese shtepise tuaj i mungon dicka ju mund ta krijoni vete duke shpalosur te gjitha imagjinaten tuaj. Per me shume ide dhe keshilla per riciklimin e arkave te drurit ju ftojme te inspiroheni me fotot e me poshtme.

  • Nje ide shume krijuese eshte si ne foton ilustruese. Nese nuk keni vend te mjaftueshem per te vendosur vazot me lule ju mund te krijoni nje vend te vencante per to. Merrni disa arka druri dhe lyejini ato me ngjyra te ndryshme sipas deshires. Me pas fiksojini ne mur dhe ne kete menyre krijuat nje vend te ri per vazot me lule.

  • Nese keni nje arke druri ne shtepi mos e hidhni. Ju mund ta perdorni per te vendosur librat dhe ne kete menyre do te kete funksionin e nje komodine.

  • Nese nje arke druri mund te kthehet ne nje komodine, disa arka druri mund te kthehen ne nje tavoline pune! Ju duhet te zgjidhni disa arka dhe ti fiksoni mire me njera tjetren duke krijuar nje tavoline pune me shume pak shpenzime.

  • Keni nevoje per me shume hapesire ngjitur me krevatin e gjumit? Atehere nje ide shume e mire eshte kjo komodine pa shpenzime e krijuar nga arkat e drurit. Nese ju pelqejne ngjyrat ju mund ti lyeni arkat dhe ti kombinoni sa me mire me dhomen e gjumit.

  • Me arkat e drurit mund te krijoni nje bibloteke me plot ngjyra te harmonizuar me njera tjetren. Ne kete menyre ju do te keni nje bibloteke te re ne shtepi dhe me shume pak shpenzime.

  • Vendosini dhe fiksojini ne mur arkat e drurit dhe ju mund te vendosni aty gjerat qe perdorni me shpesh si nje liber apo dekorime.

  • Nese ju pelqen te krijoni dhe te luani me dizanjo te ndryshme atehere arkat e drurit jane zgjedhja e duhur. Duhet vetem pak imagjinate per te krijuar nje veper te vecante!

  • Arkat e drurit mund ti perdorni dhe ne ambjentin e kuzhines. Ju mund te shfrytezoni lartesine dhe te vendosni dekorime apo aksesore te kuzhines.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Maska per Fytyren me Aloe Vera