Doni te keni nje dhome ndenje gjithmone te rregullt? Kjo gje eshte e mundur me idete dhe keshillat tona!

Dhoma e ndenjes pa dyshim mund te themi qe eshte nje nga ambjentet me te mire te shtepise, dhe si e tille eshte gjithmone ne rrezik rremuje. Sendet e ndryshme qe mund te vendosen ne dhomen e ndenjes perfundojne shpesh here ne ndonje cep te dhomes, duke bere rremuje.

Mos u frikesoni! Sot kemi perzgjedhur per ju ide per te pasur gjithmone ne rregull dhomen e ndenjes. Ju ftojme te inspiroheni me idete e meposhtme.

  • Nga nje arredim klasik ju mund te krijoni disa sirtare per te shpetuar nga rremuja e tepert.

  • Keni nje hapesire midis divanit dhe dritares? Mund te perdorni si nje komodine te fshehte si ne foton ilustruese. Ne kete komedine mund te vendosni objekte te ndryshme zbukuruese.

  • Nuk dini ku te vendosni te gjithe smartphonet apo tabletet qe keni ne shtepi? Ju mund te krijoni nje sirtar te vecante dhe ti vendosni ne karikim te gjithe smartphonet dhe tabletet qe keni.

  • Nje ide shume e vlefshme ne rast se doni gjithmone rregull eshte te keni disa kosha qe ju shpetojne nga rremuja e tepert. Gjithashtu keto kosha sherbejne dhe si zbukurues per ambjentin.

  • Ju pelqejne stolat si divan? Shume mire! Ju mund te keni nje te tille dhe gjithashtu mund ta perdorni si nje senduk per sendet tuaja.

  • Duket e cuditshme por duke pasur nje senduk si tavoline mund te kurseni shume hapesire ne shtepine tuaj. Nje ide eshte qe ta perdorni sendukun si nje minibar te vogel brenda.

  • Kjo tavoline mesi “fsheh” poshte tij disa pufa per tu ulur.

  • Nje ide shume inteligjente! Nje vend i fshehte per celesat tuaj.

  • Nje tjeter ide eshte ky sirtar me rrota te levizshme.

  • Nje librari me nje dere sekrete eshte nje zgjedhje shume e zgjuar per te pasur sa me shume rregull ne dhomen e ndenjes.

Se shpejti me Ide dhe Keshilla dhe te reja Dekorimi per Shtepine! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: Gersheta per Floket: Modelet me te Bukura te Veres