Shtepia eshte vendi ku ndihemi te qete dhe relaksohemi pas diteve te gjata te punes. Shume njerez nuk kenaqen lehte me arredimin e shtepise dhe jane ne kerkim te ideve te reja. Me kalimin e viteve vijne dhe propozime te reja per ngjyrat qe duhet te perdorni ne mobilje dhe per dekorimin e shtepise tuaj. Nje nga trendet me te fundit te ngjyrave per shtepine eshte ngjyra jeshile. Kjo ngjyre eshte e lehte dhe e fresket dhe krijon kontraste te mrekullueshme.

Jeshilja ndoshta nuk eshte nje nga tonalitet e ngjyrave qe perdoret me shpesh, por eshte nje ngjyre qe mund te krijoje kontraste te bukura dhe ti japi ambjentit te shtepise nje harmoni si ne natyren e vertete. Hapi I pare qe duhet te keni kujdes eshte te zgjidhni tonalitetin e duhur te ngjyres jeshile. Kur te gjeni kete ekuiliber do te jeni ne gjendje te krijoni nje ambjent shume te vecante. Nese dhe ju e dashuroni ngjyren jeshile ju ftojme te inspiroheni me fotot e meposhteme.

  • Ndihuni te lire te luani me ngjyren jeshile dhe te blini nje divan me kete ngjyre. Ndonjeher mjafton pak per te arritur rezultatin qe deshiron!

  • Deshironi nje tualet me relaksues? Nje arredim vintage dhe nje vaske me ngjyre jeshile te erret eshte idealja e asaj cfare mund te kerkoni.

  • Nese doni te keni prezente ngjyren jeshile ne banjon tuaj ju mund te zgjidhni akesore me kete ngjyre. Peshqiret ose aksesoret me ngjyre jeshile do te bejne nje ambjent shume relaksues.

  • Nje mur I lyer me ngjyre jeshile te erret mund te behet nje element dekorativ shume interesant. Zgjidhni mgjyren e duhur te jeshiles dhe jepini jete qosheve te shtepise.

  • Keni menduar ndonjehere per nje mur me ngjyre jeshile te ndezur si ne foton ilustruese? Nese ju pelqen kjo ide praktikojeni sa me pare.

  • Letra e murit eshte nje tjeter element shume i rendesishem per shtepine tone. Ju mund te luani dhe te zgjidhni dizanjo te ndryshme per letren e murit. Letra e murit qe ne propozojme eshte si ne foton ilustruese me gjethe te medha jeshile. Ne kete menyre do te krijoni nje ambjent shume relaksues.

  • Edhe ne dhomen e me te vegjelve ju mund te perdorni ngjyren jeshile. Mund te zgjidhni perseri nje leter muri me dizenjo ‘xhungle’ ose ‘kaktus’ (si ne foton ilustruese).

  • Ne dhomen e gjumit nje jorgan me ngjyre jeshile te erret eshte e mjaftueshme per te krijuar atmosferen qe ju deshironi.

  • Mos harroni qe ju mund te perdorni dhe bimet jeshile per ti dhene me gjalleri shtepise tuaj. Krijoni qoshe plot me bime dhe shtepia juaj do te duket e mrekullueshme.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Receta Gatimi : Krahe Pule ne Furre