10 keshilla dhe ide per te arreduar dhomen e gjumit te ngushte dhe te gjate per ta bere te duket me e madhe dhe me e ekuilibruar ne hapesire.

Dhoma e gjumit jo gjithmone eshte perfekte dhe ka nje hapesire te mjaftueshme. Shpeshhere gabojme ne arredimin e saj dhe keto gabime na kushtojne shume sepse e bejne hapesiren e dhomes te duket akoma me e vogel. Hapesira ne dhomen e gjumit eshte e domosdoshme sepse te ben te ndihesh mire dhe te pushosh akoma me mire dhe ka veti psikofizike qe eshte e lidhur me menyren e arredimit te dhomes se gjumit.

Ne rastin e dhomave te gjata dhe te ngushta ka zgjidhje efikase per ti arreduar ne menyren me te mire te mundshme. Per me shume ide ju ftojme te inspiroheni me idete e meposhtme:

  • Per te hequr vemendjen nga dhoma e ngushte dhe e gjate mundohuni te vendosni nje koke krevati te vecante si ne foton ilustruese. Do te terheqe te gjitha shikimet dhe do te krijoje nje ekuiliber te vecante ne dhomen e gjumit.

  • Nje tjeter iluzion i cili ndihmon qe ta beje ambjentin te duke me i madh jane carcafet me dizenjo te vecante. Zgjidhni komplet carcafesh me ngjyre bojqielli dhe krevati do te shnderrohet ne nje pike referimi. Zgjidhni te vendosni edhe lule natyrale ne dhomen tuaj.

  • Nje tjeter keshille shume e vlefshme eshte te zgjidhni mobilje te bardha dhe te gjata ne gjeresi sepse do te krijoni nje dhome me me shume hapesire. Komodina e bardhe si ne foton ilustruese eshte perfekte sepse bashkon bashke prakticitetin dhe estetiken.

  •  Nje stil i vecante ne arredim e dhomes e ben ate te duket me e madhe. Zgjidhni nje strukture druri te krevatit qe ta keni te lehte ta kombinoni me mobiljet e tjera te dhomes se gjumit.

  • Vendosja e nje pasqyre ne dhomen e gjumit do t’ju ndhihmoje ne hapesire. Zgjidhni nje pasqyre te madhe dhe vendoseni tek muri me i madh i dhomes ne menyre te tile qe gjeresia e dhomes te duket akoma me e madhe.

  • Parketi i drurit me kurriz peshku me maja te vendosura ne gjatesi ndihmon ne zmadhimin e hapesires se dhomes se gjumit. Zgjidhni gjithmone nje ngjyre te hapur te parketit sepse ngjyra e erret krijon nje ambjent me te vogel.

  • Per te krijuar nje hapesire sa me te madhe zgjidhni mobilje te gjata. Ne kete menyre do te krijoni nje hapesire me te madhe ne dhomen tuaj te gjumit.

  • Kur dhoma ka nje gjatesi shume te madhe provoni te ndani dhomen me nje ndarese. Nje dollap i madh si ne foton inspiruese eshte nje ide shume funksionale, dhe jep nje efekt modern ne dhomen e gjumit.

  • Tek nje mur i gjate vendosni tre mobilje te pasura plot personalitet. Nje komodine tualeti, nje tavoline kafeje dhe nje karrige. Me kete arredim do te terhiqni vemendjen dhe do te harrohet gjatesia e dhomes.

  • Ngjyra e badhe eshte nje tjeter ide brilante per te rregulluar hapesirat e dhomes. Perdoreni kete ngjyre sa me shume tek pllakat, tek tapeti, tek muret, tek mobiljet dhe krevati. Nese nuk doni nje dhome teresisht me ngjyre te bardhe mund te perdorni dhe ngjyren e arte tek disa aksesore. Ne kete menyre do te keni nje dhome te arreduar ne menyre sharmante.

Se shpejti me Ide dhe Keshilla dhe te reja Dekorimi per Shtepine! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: