Keshilla dhe ide te vecanta per te arreduar nje banjo me hapesire te vogel. Te gjitha zgjidhjet do ti gjeni ne kete artikull!

Pjesa me e madhe e apartamenteve kane nje banjo me hapesire shume te vogel dhe shpeshhere eshte e veshtire te behet arredimi i duhur. Per te bere nje arredim te sakte duhet te dime te shfrytezojme me se miri hapesirat dhe te mos e anashkalojme rendesine qe ato kane. Ne rast se nuk shfrytezojme hapesirat ne menyren e duhur rrezikojme te arredojme nje banjo aspak funksionale dhe te bukur nga ana pamore.

Nje keshille shume e rendesishme eshte qe te perdorni pllaka me ngjyre te hapur sepse krijojne nje hapesire me te madhe. Per ti dhene me shume rendesi hapesires pllakat duhen te jene ne nje uniforme ne te gjithe lartesine.

Nje rol kryesor luajne pajisjet sanitare qe do te zgjidhni per banjon tuaj. Keshillohet qe te synoni pajisje sanitare me permasa te vogla. Gjithashtu duhet te zgjidhni modelet qe jane te varura ne mur qe te kurseni sa me shume hapesire.

Per me shume ide ju ftojme te inspiroheni me fotot e meposhtme!

  • Banjo e arreduar me ngjyre roze! Nje banjo e vogel duhet te kete ngjyra sa me te hapura dhe uniforme, qe hapesirat te duken me te medha. Zgjedhja e pajisjeve sanitare eshte shume e rendesishme. Sa me te vogla te jene ato aq me shume hapesire do te kurseni.

  • Ne nje banjo te vogel ne mund te gjejme hapesirat e duhura dhe te vendosim dhe vaske. Si gjithmone ngjyra e mureve eshte e rendesishme te jete e njejte. Nje lavaman me nje model te vecante do te ndryshonte rrenjesisht pamjen e banjos tuaj!

  • Banjo me pllaka kuadrate me ngjyre te bardhe dhe portokalli. Ne kete model verejme qe pajisjet sanitare jane te varura ne mur per te kursyer sa me shume hapesire.

  • Banjo me permasa te vogla por e arreduar me nje pasqyre te madhe qe i jep nje pamje ndryshe dhe ndihmon ne rritje e permasave vizuale.

  • Nje rendesi te vecante ka edhe dushi. Ju mund te zgjidhni te keni nje dush me xham transparent dhe ne kete menyre arredimi do te kurseni hapesire dhe do te krijoni nje ambjent me te madh dhe pa barriera.

  • Nje tjeter model inspirimi eshte kjo banjo me pllaka ngjyre te bardhe dhe pajisje sanitare me ngjyre bezhe.

  • Nese ju pelqen te keni nje banjo me vaske ju mund te perdorni modelin e meposhtem. Duke i vendosur ne menyre harmonike pajisjet sanitare ju mund te krijoni nje arredim te vecante per banjon tuaj. Per kete banjo jane perdorur pllaka te bardhe me dekoracion pllakash te kuqe.

  • Banjo me permasa te vogla por me mure me ngjyre te verdhe dhe nje arredim plot shije.

  • Banjo e vogel e arreduar ne menyre te persosur dhe me pllaka ngjyre bojqielli.

  • Nje tjeter ide arredimi eshte te zgjidhni pllaka me shkelqim. Ne kete nenyre do te keni nje banjo te vecante dhe me me shume hapesire.

  • Edhe nje banjo me gjeresi te vogel mund te arredohet ne menyre te vecante.

  • Nese ju pelqen qe arredimi i banjos te jete modern ju mund te inspiroheni nga ky model.

  • Nje banjo me pllaka kuq e zi (si flamuri yne) eshte shume interesante si arredim.

  • Per te kursyer sa me shume hapesira ju duhet te zgjidhni lavamane me permasa te vogla si ne foton frymezuese.

  • Nje banjo me arredim me luksoz por gjithnje me permasa te vogla mund te behet e juaja!

  • Nje tjeter ide eshte kjo banjo me arredim me klasik dhe me mure ngjyre blu.

Se shpejti me Keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide si te Dekoroni Shtepine me Libra