Dhoma e gjumit eshte shume e rendesishme per nje cift, por jo te gjithe mund t’ja lejojne vetes te bejne ndryshime te medha. Nje dhome gjumi e re kushton shume dhe do te ishte nje shpenzim i shkuar kot per ju dhe familjen tuaj. Ne ju propozojme ide te thjeshta qe mund ti zbatoni ju vet pa ndihmen e askujt dhe te krijoni nje arredim te ri. Keto ide konsistojne ne riciklimin qe i behet mobiljeve apo aksesoreve te cilet jane vjeteruar me kalimin e kohes.

Mjafton qe te keni deshire dhe kreativitet dhe ju do te ndryshoni krejtesisht dhomen e gjumit. Dhe mos harroni! Ju do te arrini nje rezultat te perkryer pa shume shpenzime. Per me shume ju ftojme te inspiroheni me fotot ilustruese.

  • Komodina qe keni nuk ju pelqen me? Atehere cfare prisni? Transformojeni ate! Mjafton nje leter ngjitese qe te kete nje dizanj te vecante dhe do te krijoni nje komodine te re. Nje keshille tjeter eshte te perdorni letra dhe ti kompozoni bukur ne komodinen tuaj te re!

  • Nese koka e krevatit nuk ju pelqen me dhe i ka ikur moda ju mund te krijoni dicka tjeter. Si ne foton ilustruese ju mund te printoni fotot qe keni bere vet dhe ti vendosni si fotografi te medha ne dhomen tuaj te gjumit.

  • Zgjidhje kreative! Si ne foton ilustruese ju mund te beni nje garderobe te mahnitshme ne dhomen tuaj. E gjitha kjo mund te behet me shume pak shpenzime.

  • Krijoni ju vet nje ambazhur prej letre dhe pozicionojeni driten ne menyre qe te krijoje nje atmosfere relaksuese.

  • Per nje dhome gjumi te vecante mjafton nje komodine me ngjyre te kuqe dhe leter muri me dizenjo te bardha dhe te zeza. Mos harroni te kompozoni sa me bukur vazot e vogla per lulet.

  • Nese keni nevoje per nje hapesire studioje ne dhomen tuaj atehere ju duhet ta krijoni vet. Mjafton nje tavoline e cfaredoshme dhe nje karrige komode. Kendi i studios duhet te jete i drejtuar nga drita natyrale. Per ta bere akoma me te bukur ju mund te krijoni nje ambazhur nga duart tuaja.

  • Nese komodina qe keni nuk ju pelqen me ju mund ta zevendesoni me nje tavoline te vogel dhe te shkurter. Vendosni ne te nje ambazhur dhe librat tuaja te preferuar qe lexoni para se te bini ne gjume.

  • Nje tjeter version qe propozojme eshte kjo dhome. Me mobilje te tjeshta ju mund te krijoni nje ambjent shume relaksues dhe modern ne te njejten kohe.

  • Dollapi shpesh eshte nje problem, sepse kushton shume per te porositur nje te ri. Por nese keni ne dispozicion nje dollap te vjeter ju duhet ta transformoni ate. Ju mund ta lyeni dhe te perdorni fantazine tuaj ne maksimum dhe do te krijoni nje dollap te ri dhe unik!

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Maska per Floket me Yndyre