Te gjithe kemi deshire te kemi nje shtepi te organizuar mire dhe te mos behet asnjehere rremuje, por jo gjithmone ndodh qe te mbajme rregull gjate gjithe kohes ne shtepite tona. Veshtiresia me e madhe e mos organizimit shpeshhere vjen nga gjerat me te vogla. Sot do te prezantojme nje guide te thjeshte per t’ju ndihmuar me disa truke te vogla qe sherbejne per te mbajtur me sa me rregull shtepine. Eshte e rendesishme te ndjekim idete dhe keshillat me te mira per te mbajtur rregull ne dhomen e ndenjes, kuzhine, dhomen e gjumit, ne sirtare etj. Per me shume inspirim ju ftojme te shikoni idete e meposhtme qe do t’ju lehtesojne nga pune dhe do t’ju kursejne shume kohe.

  • Si ne te gjitha shtepite kuzhina eshte nje nga vendet ku kemi nevoje per me shume keshilla. Per te mbajtur sa me shume rregull perdorni kavanoze qelqi dhe vendosni ne to produkte te ndryshme si: bajame, thjerreza, makarona, ose ereza te ndryshme. Kjo eshte nje zgjidhje e sigurt per ti shpetuar rremujes dhe ne kete menyre do te keni nje kuzhine te organizuar dhe te rregullt gjithmone.

  • Nje tjeter ide ka te beje me organizimin sa me te mire te eneve te kuzhines. Nese nuk keni vend te mjaftueshem per te vendosur pjatat, tasat dhe gotat ju mund te krijoni nje vend te ri per to duke i varur. Ne kete menyre do te kurseni hapesire dhe do te vendosni rregull.

  • Detergjentet jane gjithmone nje problem qe nuk zgjidhet kurre. Ato krijojne shume rremuje duke zene shume vend. Per te zgjidhur kete problem ju mund te perdorni kuti plastike dhe te vendosni ne to te gjithe detergjentet e shtepise dhe aksesoret qe perdoren per pastrim.

  • Dhoma e me te vegjelve eshte ne shumicen e rasteve nje xhungel e vertete! Per te mbajtur sa me shume rregull vendosni sa me shume sirtare plastike dhe vendosni ne to te gjitha lodrat. Ne kete menyre do te kurseni hapesire dhe do t’ju duhet shume pak kohe per te vendosur rregull.

  • Sado mundohemi te mbajme rregull tek sirtaret serish vjen momenti qe krijohet rremuje. Per organizimin me te mire te tyre mjafton te vendosim kuti ndarese si ne foton ilustruese. Keto kuti mund ti gjejme ne te gjitha format si plastike, cope ose material druri. Kjo menyre do t’ju ndihmoje te vendosni rregull dhe te ndani rrobat ne menyre te thjeshte. Ju mund te vendosni te brendshmet, corapet, rripat, ose bluzat. Ne kete menyre organizimi do te keni gjithmone rregull ne sirtaret tuaj.

  • Kepucet jane nje tjeter problem qe hasim ne shtepite tona. Ato gjithmone zejne shume vend dhe asnjehere nuk I sistemojme sic duhet. Gjithmone ka nje zgjidhje dhe keshilla jone eshte te perdorni kuti organizuese te posacme per kepucet. Dhe keto kuti jane ne materiale te ndryshme dhe jane shume te thjeshte per tu zhvendosur. Provojeni dhe do te mbeteni te kenaqur!

  • Nje tjeter keshille shume e vlefshme ka te beje me vareset e rrobave. Nese doni te mbani rregull ne dollapin tuaj ju duhet te zgjidhni varese rrobash ne te njejten forme, ngjyre dhe permasa. E rendesishme eshte qe te jene te gjithe identike sepse ne kete menyre do te krijoni me shume organizim dhe rregull. Provojeni dhe do ta besoni!

  • Studio eshte nje tjeter vend i shtepise qe mund te krijoje rremuje. Per te evituar rremujen dhe per te vendosur rregull ju duhet te perdorni kuti te posacme per studion. Ne kete menyre do te krijoni nje ambjent te rregullt dhe te organizuar.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe : Si te Gatuajme Makarona me Pana dhe Proshute