Fundet per femra jane gjithmone ne mode dhe te preferuara. Me ngrohjen e motit ato jane gjithmone e me shume ne vemendjen e femrave. Si cdo vit moda dhe pasarelat na sjellin modele, ngjyra te reja dhe per kete arsye duhet te jemi gjithmone vigjilente dhe me hapin e kohes.

Kete pranvere – vere mund te themi qe ne mode jane shume modele fundesh. Ato variojne nga modelet e gjata tek gjuri deri tek mini fundet, te fryra ose pas trupit. Pra mund te themi qe ka vend per te gjitha gustot dhe me e rendesishmja per te gjitha format e trupave femerore. Ju ftojme te inspiroheni nga fotot e meposhtme dhe te beni zgjedhjet e duhura per kete pranvere – vere! πŸ™‚

  • Nje mini fund eshte gjithmone ne mode! Ne kete foto na prezantohet nje fund me print lulesh.

  • Nje tjeter fund eshte ky model tubino I cili eshte shume ne mode dhe vazhdon te rezistoje ne pasarelat e modes. Ky fund eshte i gjate deri poshte gjurit dhe me vija vertikale me ngjyrat e tokes.

  • Nje tjeter model eshte ky fund trecereksh me ngjyre blu elektrike dhe me nje model shume te vecante.

  • Fund I gjere me stampa me ngjyrat e ylberit. Eshte nje model shume i bukur por duhet te keni kujdes ne kombinim e sakte te tij me pjesen tjeter te veshjes!

  • Fund i kuq me pala te medha! Per te gjitha adhurueset e ngjyres se kuqe ky fund eshte perfekt dhe shume ne mode.

  • Nuk kishte si te mungonte nje fund i gjate me print floreal ne modelet me te bukura te kesaj vere dhe pranvere.

  • Nje tjeter model interesant eshte ky fund me material kamosh me ngjyre kafe dhe me theke ne pjesen e poshtme.

  • Fund i fryre dhe i vecante me ngjyre te zeze dhe pika te bardha.

  • Ne kete foto kemi nje tjeter model te nje fundi te shkurter.

  • Modeli i fundit dhe me i pelqyeri eshte fundi xhins. Me prerje te ngushte mund te themi qe ky model nuk duhet te mungoje ne garderoben tuaj per kete pranvere – vere! πŸ™‚

Se shpejti me Keshilla dhe Ide te reja Fashion!

Dhurata Ime

Lexo edhe:Β Receta Gatimi: Spageti me Midhje te Vogla