Deshironi te arredoni dhomen e ndenjes, por nuk doni te shpenzoni shume para? Jeni ne vendin e duhur, sepse do te prezantojme disa ide te thjeshta per te ndryshuar sadopak atmosferen e shtepise tuaj. Per te rinovuar pamjen e shtepise mund te haseni ne veshtiresi te ndryshme dhe mund te duhet shume kohe. Idete qe do te prezantojme sot jane praktike dhe shume ekonomike. Keto ide mund ti praktikoni ju vet dhe te krijoni dicka te vecante dhe speciale per shtepine tuaj. Familjaret dhe miqte tuaj do te jene shume kurioz kur te shohin “ kryeveprat “ tuaja. Per me shume ide per arredimin e dhomes se ndenjes ju ftojme te shikoni fotot e meposhte.

  • Ngjyra e mureve eshte nje pike kyce ne ambjentin e dhomes se ndenjes. Transformoni nje cep te dhomes duke e lyer murin me nje ngjyre te ndezur dhe vendosni nje mobilje si ne foton ilustruese. Ju mund te jeni dhe me krijues se kaq!

  • Ne shume raste nuk duhet buxhet i madh per te bere ndryshime te medha. Nese ju pelqen ambjenti ne stilin vintage mund te ricikloni nje kolltuk te vjeter dhe te krijoni kendin tuaj te personalizuar ne dhomen e ndenjes.

  • Nese nuk keni nje tapet pse te mos vizatoni nje te tille ne dysheme? Te nderrohen pllakat jane te kushtueshme dhe ju mund te jeni krijues dhe te vizatoni dyshemene dhe te krijoni tapetin e endrrave.

  • Nje leter muri eshte gjithmone ne mode. Por nese perdorni letren e duhur ju mund te krijoni nje ambjent shume te vecante.

  • Nese keni nje mur bosh ju mund ta pikturoni ate. Kjo ide eshte impenjative, por me frymezimin e duhur do te jete nje kryeveper e krijuar nga duart e tua.

  • Sa ndricues dore keni ne shtepi? Shume besoj! Nje ide brilante eshte te krijoni me to ndricues tavani. Provojeni!

  • Nje problem qe gjithmone ekziston ne dhomen e ndenjes eshte se kurre nuk kemi vend ku te vendosim telekomanden apo revistat e modes. Por ne mund te krijojme nje mbajtese te posacme dhe te pozicionojme ne krahun e divanit.

  • Keshilla e fundit per kete here eshte nje vazo me lule, qe nuk duhet te mungoje asnjehere ne dhomen e ndenjes. Per nese vazoja nuk ju pelqen me ju mund ta pikturoni dhe te krijoni dicka tjeter.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe : Ide Fustanesh per Femrat me Forma te Mbushura