Periudha me e bukur e viti po afrohet! Festat e fundviti priten me padurim nga me te vegjelit dhe nga me te medhenjte. Te gjithe enderrojme qe te kemi nje shtepi plot zbukurime te shndritshme me simbole te krishlindjeve dhe vitit te ri. Ne disa raste hasemi ne veshtiresi per shkak te hapesires te vogel ne shtepi dhe nuk mund te vendosim nje peme te madhe dhe te shndritshme.

Ne kete artikull do t’ju prezantojme ide si te krijoni me duart tuaja dhe me shume pak shpenzime nje peme te vitit te ri. Duke e krijuar vet ju do te kenaqni dhe me te vegjelit e shtepise duke i ftuar edhe ata t’ju ndihmojne. Te besh pemen e krishtlindjeve eshte nje moment i adhurueshem dhe magjik. Do t’ju nevojiten vetem disa aksesore te lehte dhe do te krijoni nje kryeveper. Per me shume inspirim ju ftoj te shikojme fotot e meposhtme. Ju duhet vetem te zgjidhni modelin e pemes se krishtlindjeve qe ju pelqen me shume!

  • Peme e vitit te ri me dege druri. Krijoni nje peme me dege druri te fiksuara ne mur. Deget e drurit duhet te kene gjatesi te ndryshme ne menyre qe te krijojne formen tradicionale te pemes se krishtlindjeve. Dekorimet e kesaj feme jane te perbera prej cope dhe letre. Ju mund ta dekoroni pemen sipas menyres tuaj dhe mund te krijoni sit e deshironi.

  • Peme e vitit te ri me ngjitese. Per kete peme ju nevojiten ngjitese te cilen mund ta krijoni si ne foton ilustruese. Keto ngjitese mund ti gjeni dhe ne ngjyra dhe forma te tjera. Nese nuk keni hapesire te mjaftueshme ne shtepine tuaj kjo ide do t’ju vije ne ndihme dhe do t’ju lehtesoje punen.

  • Peme e viti te ri me stil minimal : vetem dekorime. Zgjidhni dekorimet tuaja te preferuara dhe mendoni ku doni ti vendosni. Mund ti ngjisni ne mur ose ne dritare. Ide interesante apo jo!

  • Peme e vitit te ri ne nje vazo. Kjo zgjidhje ju lejon te krijoni nje peme te mrekullueshme me pak mundim. Mjafton te mblidhni disa dege peme dhe ti dekoroni me zbukurime. Vendosini ne nje vazo qelqi transparente. Kjo eshte nje peme ideale nese keni femije te vegjel ose kafshe shtepiake. Ne kete menyre do ta mbani pemen e krishtindjeve gjithmone te rregullt.

  • Peme e vitit te ri e vecante. Kjo peme mund te ngjitet ne mur, dritare ose ne dyer. Ngjitini disa perla te vogla si ne foton ilustruese. Dhe pema juaj eshte gati!

  • Mini peme e vitit te ri ne tavoline. Ky model peme eshte shume i pershtatshem ne rast se nuk keni vend ne shtepi ose kur doni ta vendosi ne dhomen e femijeve. Mund ta krijoni me duart tuaja dhe te vendosni poshte pemes disa mini kuti dhurata.

  • Peme e vitit te ri me fije leshi. Kjo menyre eshte shume e thjeshte per tu realizuar dhe do t’ju mjaftojne disa minuta per te krijuar pemen e krishtlindejeve. Do t’ju duhet fije leshi me ngjyren qe ju deshironi. Fiksojeni fijen ne mur duke krijuar nje peme. Ne fund dekorojeni pemen tuaj sipas deshires tuaj.

Se shpejti me keshilla dhe Ide te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime Ju Uron Gezuar Festat!

Lexo edhe: Keshilla si te Vendosni Rimelin : 8 Truke qe Duhet te Dini