Zbuloni dhe mesoni si te mos gaboni ne arredimin e shtepise dhe ta beni te duket me e vogel ne hapesire.

Qe te gjitheve na pelqen te arredojme shtepine tone ne menyren me te persosur te mundshme. Por jo gjithmone arrijme te bejme me te miren per shtepine tone. Duhet te bejme kujdes sepse eshte e thjeshte te gabojme dhe te gjendemi perpara me nje shtepi me te vogel sec eshte ne realitet.

Te arredosh shtepine eshte nje sipermarrje e thjeshte fale ideve qe do te prezantojme pikerisht per kete teme. Zbulojme se bashku 7 gabimet ne arredimin qe e bejne shtepine te duket me e vogel.

  • Zgjedhja e nje ngjyre te vetme dhe ne te njejtin tonalitet e ben te merzitshem ambjentin ne shtepine tuaj. Per te mos e bere kete gabim duhet te zgjidhni ngjyra te ndryshme nga njera tjetra ne menyre te tille qe te beni dallimin midis tyre.

  • Per gabimin e mesiperm ka nje zgjidhje! Mund te luani me ngjyrat e jastekeve, te perdeve etj. Nje keshille shume e vlefshme eshte te mos zgjidhni te njejten ngjyre si per mobiljet dhe per murin.

  • Zgjedhja e nje tapicerie te erret te divanit eshte nje tjeter gabim te duhet evituar. Duhet te dini qe ngjyrat e erreta nuk e reflektojne driten por madje kane vetine ta thithin ate, duke e bere dhomen te duket akoma me e vogel.

  • Per gabimin ne arredimin e mesiperm ka nje zgjidhje! Zgjidhni ngjyra te celura qe e bejne ambjentin te duket me i madh dhe me i fresket. Nese nuk beni dot pa ngjyrat e erreta kujdesuni te mos ta teproni me to.

  • Vendosja ne vije te drejte te mobiljeve eshte nje tjeter gabim qe duhet evituar. Kjo menyre e gabuar do ta beje ambjentin te duket me i vogel dhe pa jete.

  • Per gabimin ne arredimin e mesiperm ka nje zgjidhje! Vendosini moblijet sa me larg nga muri duke mbushur hapesiren ne menyre inteligjente. Nese nuk mundeni duhet te vendosni disa centimetra hapesire nga muri tek mobiljet.

  • Nje tjeter gabim qe duhet evituar ne arredimin e shtepise eshte mbingarkesa e tepert. Nga kjo mbingarkese do krijohet nje ambjent stresues dhe kaotik.

  • Per gabimin ne arredimin e mesiperm ka nje zgjidhje! Zgjidhni nje dekorim sezonal ose mundohuni te keni sa me pak mobilje dhe objekte zbukuruese ne shtepine tuaj ne menyre qe te mbizoteroje thjeshtesia dhe bukuria ne te njejten kohe!

  • Perdet shume te gjata ose shume te shkurtra jane nje tjeter gabim qe duhet te evitoni.

  • Per gabimin ne arredimin e mesiperm ka nje zgjidhje! Idealja eshte te zgjidhni perde te gjata si ne foton ilustruese dhe me ngjyra te celura dhe ndricuese sepse ne kete menyre do te krijohet iluzioni i lartesise dhe drites me te forte ne dhome.

  • Mobilje, moblije dhe prap mobilje! Shume mobilje e bejne dhomen te duket akoma me e vogel dhe me e pajetueshme.

  • Per gabimin ne arredimin e mesiperm ka nje zgjidhje! Hapi pare eshte te eliminoni te gjithe mobiljet qe nuk ju duhen. Mund ti zhvendosni ne dhome, ti dhuroni apo ti fusni ne garazhd. Krijoni nje ambjent si zone relaks ose zone tv.

  • Vetem nje ambazhur i vetem i vendosur ne qender te dhomes eshte nje tjeter gabim sepse e ben dhomen te duket me e vogel ne hapesire.

  • Per gabimin ne arredimin e mesiperm ka nje zgjidhje! Zgjidhni shume ambazhure te vegjel ne ambjent ne menyre te tille qe drita te shperndahet ne te gjithe dhomen. Nuk keni shume hapesire? E thjeshte! Vendosni nje pasqyre ne dhome dhe drita do te shperndahet.

Se shpejti me Ide dhe Keshilla dhe te reja Dekorimi per Shtepine! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: Si te Gatuajme Peshkun Koce me Domate te Vogla