Sirtaret tuaj jane gjithmone rremuje? Nuk arrini dot ti keni te rregullt? Mos u shqetesoni! Ne kete artikull do t’ju mesojme keshilla dhe ide se si te keni gjithmone rregull ne sirtaret tuaj.

Koha e kufizuar dhe jeta me ritme te shpejta nuk na ndihmon qe te kemi gjithmone kohe ne dispozicion. Keshtu dhe punet e shtepise behen te veshtira per tu bere ne kohe. Por gjithmone ka nje zgjidhje! Nese ju do te dinit disa truke te thjeshta ju mund te keni sirtare te rregullt ne cdo moment. Per me shume ide dhe keshilla ju ftojme te lexoni meposhte:

  • Nje ide shume e mire eshte qe te keni nje sirtar vetem per dokumentet. Ju mund ti ruani te gjitha dokumentat e familjes neper dosje dhe ti vendosni ne menyre te rregullt. Nje tjeter ide eshte te keni nje dosje dokumentash per cdo pjestar te familjes. Ne kete menyre ju do ti gjeni me shume lehtesi dokumentat e rendesishme dhe nuk do te shpenzoni kohe per ti kerkuar.

  • Gjithmone keni pyetur veten si duhen te palosen rrobat? Menyra me e mire eshte qe te kurseni sa me shume hapesire. Ju mund ti palosni rrobat si ne foton ilustruese qe eshtee njejte me menyren e palosjes se peshqireve.

  • Nje rregull shume i vlefshem eshte te ndani hapesirat dhe ti perdorni ne pjese te vogla. Mund te perdorni ndarese duke krijuar vende te ndryshme per te vendosur rrobat. Kutite e kepuceve te reja mos i hidhni kurre sepse mund ti perdorni duke i vendosur ne sirtare dhe te krijoni ndarje brenda tyre.

  • Nje tjeter keshille shume e rendesishme eshte qe sirtaret ti ndani ne baze te kategorise te sendeve qe do te vendosni. Ne kuzhine perdorni nje sirtar per te gjitha enet e kuzhines qe perdorni me shpesh.

  • Nese nuk dini ku ti vendosni shallet dhe gjithmone perfundoni duke bere rremuje duke i kerkuar ato ju mund ti varni si foton ilustruese. Do t’ju nevojitet vetem nje varese e thjeshte rrobash. Ne kete menyre do ti shpetoni rremujes pergjithmone!

  • Keshilla e fundit eshte qe duhet te dini te hidhni gjithmone! Nese doni te keni sa me shume rregull ne sirtare nuk duhet ti mbushni plot por duhet te mbani gjerat me te domosdoshme. Ne kete menyre do ta keni me te thjeshte te beni rregull dhe do te kurseni shume kohe.

Se shpejti me Ide dhe Keshilla dhe te reja Dekorimi per Shtepine!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Keshilla si te beni Scrub Natyral per Buzet