Cdo dite floket kalojne permer nje stresi dhe demtimi shume te madh per shkak te faktoreve te ndryshem qe i prekin ato. Per te pasur floket sa me te shendetshem dhe te gjate nuk mjaftojne vetem produktet kozmetike qe perdorni ne perditshmeri. Ajri i ndotur, yndyra apo djersitja e bejne flokun te duket me i dobet dhe me i brishte.

Floket e yndryrshem duhet te lahen 2-3 here ne jave. Ndersa floket normale duhen te lahen 1-2 here ne jave. Nese i lani shpesh floket po i beni nje dem te madh sepse sa me shpesh te lahet floku aq me shpesh dhe shume yndyroset.

Floket duhet ti krihni ne fillim tek majat dhe pastaj te kaloni krehrin tek rrenja ne menyre qe te mos keni renie te madhe. Perdorni gjithmone kreher me dhembe te medhenj dhe asnjehere me dhembe te vegjel. Per tu kujdesur sa me mire per floket tuaj duhet te beni maska ushqyese nje here ne jave dhe duhet ti prisni majat cdo muaj.

Nje tjeter keshille vetem per ju eshte ta lejoni flokun te thahet ne menyre natyrale dhe te mos perdorni tharese. Ne kete menyre do te keni floke me te shendetshem dhe me pak maja dyshe qe shkaktohen nga nxehtesia e tepert. Nese nuk beni dot pa tharesen sigurohuni qe ta gradoni ne temperaturen me te ulet.

5 maskat qe do te prezantojme sot jane maska ushqyese dhe rigjeneruese per floket tuaja. Keto maska mund ti beni shume lehtesish ne kushte shtepie. Keshillat tona jane shume te vlefshme dhe do te keni rezultate shume te mira nese do ti beni keto maska ushqyese per floket tuaj.

Per me shume ju ftojme te ndiqni meposht te gjitha maskat ushqyese per floket tuaj!

Ps: Nese i provoni jeni te lira te na dergoni pershtypjet, apo fotot tuaja rreth maskave per floket.

Maske per Floket me Vaj Ulliri dhe Mjalte

Vaji i ullirit dhe mjalti kane veti hidratuese dhe rigjeneruese per floket. Kjo maske eshte e keshillueshme per floke te thate.

Perberesit:

  • 2 Luge Mjalte
  • 3 Luge Vaj Ulliri

Pergatitja Maskes:

Ne nje tas te vogel qelqi vendosni 2 luge mjalte dhe 3 luge vaj ulliri dhe perzijini sa te behet nje mase e vetme. Aplikojeni masken ne floket nga rrennja deri tek majat dhe masazhoni ne menyre delikate lekuren e kokes. Mbuloni floket me kapucin e dushit apo me qese kuzhine dhe lerini te pushojne per 15-20 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme shpelani koken mire dhe vazhdoni ta lani me nje shampo te posacme per floke te thate.

Maske (intensive) per Floket me Vaj Kokosi dhe Avokado

Vaji i kokosit ne vecanti eshte nje vaj shume hidratues. Kosi dhe avocado jane dy perberes shume ushqyes. Kjo maske eshte e keshillueshme per floke te thate.

Perberesit:

  • Gjysme Avokado
  • Kos
  • 2 Luge Mjate
  • 3 Luge Vaj Kokosi

Pergatitja Maskes:

Merrni gjysmen e tulit te nje avokadoje dhe kos, 2 luge mjalte dhe 3 luge vaj kokosi. Perzijini keto ingrediente ne nje tas deri sa te behen nje mase e vetme. Vendoseni masken tek rrenjet dhe masazhojeni lehte. Vendosni nje kapuc dushi ose qese kuzhine dhe lereni masken te veproje per 25-30 minuta dhe me pas shpelani floket ne uje te rrjedhshem. Kjo maske do ti ushqeje floket dhe do ti beje me te forte dhe me te shendetshem.

Maske per Floket me Sode Buke, Limon dhe Aloe Vera

Soda e bukes ka veti pastruese dhe qetesuese per skalpin e kokes. Eshte shume efikas kunder zbokthit dhe dermatitit. Limoni njihet per vetite e dizinfektimit dhe heqjes se yndyres. Aloe vera eshte nje tjeter perberes shume i rendesishem ne kete maske. Se bashku te gjithe keto perberes jane shume efikas per te luftuar floket e yndyrshem.

Perberesit:

  • 1 Limon
  • 2 Luge te Vogla Sode Buke
  • 1 Luge Xhel Aloe Vera

Pergatitja Maskes:

Ne nje tas shtydhni 1 limon dhe shtoni 2 luge te vogla sode buke dhe nje luge xhel aloe vera. Shtoni pak uje te ngrohte dhe perzijini deri sa te behen nje mase e vetme. Vendoseni masken tek floket dhe me pas mbeshtillini gjithmone me nje kapuc dushi.

Mbajeni masken ne floke per 20 minuta dhe me pas shpelajeni ne uje te rrjedhshem dhe perdorni shampo kunder yndyres se tepert.

Maske per Floket me Hithra dhe Caj te Zi

Hithra apo hislla ashtu si soda e bukes eshte nje perberes natyral per te luftuar kunder zbokthit te tepert dhe flokeve me yndyre. Caji I zi ka veti te vecanta ne mbylljen e poreve tek skalpi i kokes. Vaji i pemes se vajit (tea tree oil) eshte nje vaj esencial i cili ushqen floket dhe redukton zbokthin.

Perberesit:

  • 1 Tas me Hithra
  • 1 Bustine Caj i Zi
  • 2-3 Pika Vaj Peme (tea tree oil)
  • 2 Luge te vogla Sode Buke

Pergatitja Maskes:

Si fillim verini te ziejne sebashku hithrat dhe 1 bustine caj te zi. Kur zierja te kete arritur temperaturen e ambjentit do jete e nevojshme te filtroni ujin qe perfituat. Shtoni 2 luge te vogla sode buke dhe 2-3 pika tea tree oil (vaji i pemes). Vendoseni masken ne te gjithe flokun dhe lereni te veproje per 20 minuta.

Maske me Vaj Ricini, Mjalte dhe Shea Butter (Gjalp Karrite)

Vaji i ricinit ushqen dhe forcon ne thellesi floket e demtuar. Mjalti sic e permendem ka veti rigjeneruese. Shea butter apo gjalpi karrite ka nje sere vetish per floket tona: i regjeneron, i ushqen dhe i hidraton.

Perberesit:

  • 1 Luge Shea Butter (Gjalp Karrite)
  • 3 Luge Vaj Ricini
  • 2 Luge Mjalte

Pergatitja Maskes:

Si fillim shkrini shea butter ne banjomaria per ta bere sa me te bute. Me pas ne nje tas shtoni shea butterin, 3 luge vaj ricini dhe 2 luge mjalte. Perzijini mire deri sa te formohet nje mase e vetme. Nese maska del shume e trashe ne perberje shtoni pak uje te ngtohte per te holluar. Aplikojeni masken ne te gjithe floket dhe masazhoni skalpin e kokes ne menyre qe ingredientet te veprojne sa me mire tek floket. Vendosni gjithmone nje kapuc dushi ose qese plastike kuzhine ne floke. Lereni masken te veproje per 20 minuta dhe me pas lani floket me uje te rrjedhshem.

Se shpejti me maska te reja per floket! 🙂

Dhurata Ime

Lexo edhe: 10 Ide Origjinale per te Rinovuar Faqen e Murit te Krevatit