Maskat me perberes natyral si mjalti jane maskat me te mira qe mund te perdorni per floket tuaj. Floket e demtuar nga nxehtesia e piastres ose mashes kthehen ne nje stres shume te rendesishem per ne femrat. Demtimi I flokeve mund te vije dhe si pasoje i diellit te forte ose I te ftohtit, por edhe smogu ndikon shume tek floket. Gjithashtu lyerja e shpeshte me bojra dhe dekolorimi jane faktor shkatarrues per floket.

Kete here do t’ju vijme ne ndihme duke ju keshilluar 4 maska per floket me baze mjalti. Mjalti eshte shume efikas per floket e thate dhe te demtuar, sepse eshte I pasur me vitamina dhe minerale. Ai do ti hidratoje floket tuaj duke I dhene shkelqim dhe butesi. Ju ftojme te ndiqni 4 maskat e meposhtme me baze mjalti.

Maske per Floket me Qumesht dhe Mjalte

Kjo maske ndihmon ne rritjen e flokeve tuaj duke nxitur daljen e flokeve te rinj. Duke bashkuar bashke qumeshtin dhe mjaltin do te keni floke me te shendetshem dhe plot jete.

Perberesit:

  • 2 Luge mjalte (50 gr)
  • ½ Filxhan qumeshti (125 ml)

Aplikimi maskes:

  • Perzijini bashke mjaltin dhe qumeshtin dhe kur te arrini ne nje mase homogjene aplikojeni tek floket.
  • Aplikoni masken ne menyre delikate si nje masazh I lehte, duke e vendosur nga rrenja deri ne te gjithe gjatesine.
  • Masket lereni per 15 minuta dhe me pas shplajeni ne uje te rrjedhshem.

Maske per Floket me Banane dhe Mjalte

Kjo maske me baze mjalti eshte e pasur me elemente zinku. Ky element ndihmon floket qe te rikuperohen nga demtimet nga nxehtesia por edhe nga renja e tyre. Nese ne shtepi ju gjendet nje banane shume e pjekur dhe nuk keni ndermend ta konsumoni ju mund ta perdorni qe ne kete moment per maske per floket tuaj. Cfare prisni?

Perberesit:

  • 1 Banane te pjekur mire
  • 2 Luge mjalte (50 gr)

Aplikimi maskes:

  • Shtypeni bananen me nje pirun deri sa te arrini nje mase homogjene.
  • Shtoni mjaltin dhe perzijini mire mire se bashku.
  • Aplikojeni ne floke dhe mbulojini floket me nje peshqir.
  • Masken lereni te veproje per rreth nje ore dhe me pas mund te lani floket me shampo dhe balsam si zakonisht.

Keshille: Nese keni veshtirsi per te lare floket nga mbetjet e bananes ju mund ti shtoni pak vaj ulliri maskes ne menyre qe mos te haseni ne veshtiresi.

Maske per Floket me Kos dhe Mjalte

Kosi eshte I pasur me acid laktik I cili eshte nje ingredient ideal per te realizuar maske me mjalte. Keto dy ingrediente duke u bashkuar bashke krijojne nje maske qe ndalon renien e flokeve dhe ndihmon per ti risjelle ne jete floket tuaj duke i dhene shkelqim dhe butesi.

Perberesit:

  • 1 Luge kos (12,5 gr)
  • 2 Luge mjalte (50 gr)

Aplikimi maskes:

  • Perzijini mire te dy ingredientet dhe me pas vendoseni ne floke masen e perfituar.
  • Beni nje masazh te lehte ne menyre qe maska te jete me efikase. Lereni masken per rreth nje ore ne floket tuaj.
  • Pas nje ore lani floket me uje te rrjedhshem.

Maske per floket me Vaj Kokosi dhe Mjalte

Maske e katert eshte shume efikase per floket dhe do ti hidratoje ato ne menyre fantastike duke I lene nje shkelqim dhe butesi te mrekullueshme. Kjo maske mund te perdoret dhe per te hequr make – upin dhe gjithashtu mund te perdoren per zonen e syve duke e hidratuar.

Perberesit:

  • 1 Luge mjalte (25 gr)
  • 2 Luge vaj kokosi (30 gr)

Aplikimi maskes:

  • Perzijini bashke vajin e kokosit dhe mjaltin.
  • Masen e perfituar aplikojeni ne floke dhe lereni per rreth 2 ore dhe me pas lani floket ne uje te rrjedhshem.

Keshille: Pas kesaj maske nuk eshte domosdoshmerisht e nevojshme te perdorni shampon. Nese e perdorni duhet te zgjidhni nje shampo me perberje natyrale dhe pa kimikate.

Se shpejti me keshilla te reja!

Dhurata Ime

Lexo edhe: 4 Gabime qe Duhet te Evitoni kur Perdorni Tharesen e Flokeve