Nese po kerkoni ide si te sistemoni produktet e make-upit atehere jeni ne vendin e duhur. Ne kete artikull do t’ju vijme ne ndihme me ide kreative dhe zgjidhje inteligjente per te sistemuar sa me mire produktet e make-upit. Nuk eshte e lehte te gjejme nje vend te pershtatshem per te gjithe kremrat, fontatinat, penelat apo buzkuqet qe posedojme.

Ketu do te gjeni shume ide per te organizuar sa me mire setin e kozmetikes tuaj ne menyre qe te mos vraponi cdo dite duke i kerkuar ne cdo cep te shtepise. Ju ftojme te shikoni fotot e meposhtme per me shume inspirim!

  • Ne rast se doni te blini nje organizues make upi ju duhet te jeni te kujdesshem te zgjidhni me te pershtatshmin. Pike se pari nese nuk keni shume hapesire mundohuni te kurseni sa me shume duke i vendosur me rregull te gjitha produktet. Organizuesit transparent jane me te keshilluar sepse ne to mund ti gjeni me lehte produketet qe ju duhen.

  • Nese jeni koleksionuese manykyresh ateher ju duhet te inspiroheni nga kjo foto. Menyra e organizimit ne kete mini dollap eshte fantastike.

  • Te krijosh dicka kerkon frymezim! Ju mund te perdorni vazo qelqi per furcat e make – upit.

  • Ndonjehere ne nuk kemi ide ku mund ti vendosim te gjitha produktet e kozmetikes dhe hasemi ne veshtiresi. Nje vazo e madhe qelqi mund te kthehet ne nje organizues shume te mire make – upi!

  • Ne vend qe te vendosni torten ju mund ta perdorni kete pjatance me kate per te vendosur te gjitha produktet e bukurise qe ju perdorni. Ide interesante!

  • Kavanozet e qelqit mund ti perdorni ne kete menyre shume interesante. Mjafton nje panel druri dhe krijohet keshtu nje menyre shume origjinale per te vendosur make – upet tuaja.

  • Gotat e vendosura ne menyre horizontale dhe te ngjitura me njera tjetren ju mundesojne te organizoni ne menyre shume te mire te gjithe kozmetiken qe ju posedoni.

  • Kavanozet dhe tasat plot ngjyra mund te kthehen ne mbajtese perfekte per penelat apo make – upet tuaj.

  • Mbajteset e qelqit te medha mund te perdoren per furcat e make – upit. Ne fund te tyre ju mund te vendosni perla sipas deshires, per dekorim, ne menyre qe furcat te vendosen drejt. Nje ide tjeter eshte kjo mini komodine transparente.

  • Gota qelqi te medha te dekoruara mund te perdoren per te vendosur te gjithe furcat dhe penelat qe ju posedoni.

  • Ne rast se ju pelqen te jeni te vecanta ju mund te krijoni mbajtese me punim kroket si ne foton inspiruese.

  • Perlat te zeza dekoruese dhe mbajtesja qelqi mund te kthehen ne organizuesit me te vecante.

  • Nje tjeter ide eshte si ne foton ilustruese ku perdoren vasketa te ndara per produktet e make – upit.

  • Mbajteset e porcelanit jane nje tjeter ide frymezuese per menyren si duhet te organizoni make – upet tuaj.

  • Nje ide tjeter e vecante jane keto kavanoze qelqi te dekoruar e te varura ne mur.

  • Nje kornize me ndarese horizontale mund te kthehet ne vendin me perfekt per te vendosur manykyret tuaj!

  • Nese i mbani produktet e bukurise ne sirtar ne ju sugjerojme te perdorni vasketa ndarese per te pasur nje organizim sa me te mire dhe per te evituar rremujen qe mund te krijohet.

  • Nje tjeter ide gjeniale eshte te perdorni nje kornize dhe te vendosni produktet e make upit duke perdorur magnet.

Se shpejti me keshilla te reja Bukurie!

Dhurata Ime

Lexo edhe: Ide per te Arreduar nje Banjo te Vogel